LAJMI I FUNDIT:

New York Times shkruan për hetimet ndaj Grabovcit

New York Times shkruan për hetimet ndaj Grabovcit

Raportimin e djeshëm të Reuters për fillimin e hetimeve kundër Adem Grabovcit pas publikimit të përgjimeve e ka publikuar edhe gazeta prestigjioze The New York Times.

Nën titullin “Prokuroria heton aleatin e Presidentit për favorizime politike”, NYT shkruan se si Grabovci ka punësuar njerëz të borde shtetërore duke u bazuar vetëm në përkatësinë e tyre politike.


Prokuria Speciale nis hetimet ndaj Grabovcit
Lexo po ashtu Prokuria Speciale nis hetimet ndaj Grabovcit

The New York Times shkruan se Grabovci po hetohet për përgjime të kryera nga EULEX-i në vitin 2011, kohë kur lider i PDK-së ishte Hashim Thaçi.

“Që nga viti 2011 Grabovci ka përdorur pozitën e tij (shef i Grupit Parlamentar të PDK-së) dhe autoritetin zyrtar për të siguruar pushtet politik dhe ndikim në marrjen e vendimeve nga agjencitë e qeverisë së Kosovës dhe ndërmarrjet publike”, citon The New York Times shkrimin e Reuters, njofton Klan Kosova.