LAJMI I FUNDIT:

“The New York Times” publikon pamje të reja – momenti kur raketa goditi aeroplanin me pasagjerë në Iran

“The New York Times” publikon pamje të reja – momenti kur raketa goditi aeroplanin me pasagjerë në Iran

Mediumi prestigjioz amerikan “The New York Times” ka publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin e rrëzimit të aeroplanit në Iran.

Sipas këtij mediumi, përcjell Telegrafi, pamjet që janë të verifikuara tregojnë se si ushtria iraniane nisi dy raketa në drejtim të aeroplanit të pasagjerëve në një interval prej 30 sekondash.


“Aeroplani, i ndezur, vazhdoi të fluturonte për disa minuta para se të rrëzohej dhe të vriste të gjithë 176 personat në bord”, thuhet në përshkrimin e pamjeve.

Po binte në tokë si “një top zjarri”: Pamje të tjera të rrëzimit të aeroplanit me pasagjerë në Iran, pak pas sulmit mbi bazat ushtarake amerikane
Lexo po ashtu Po binte në tokë si “një top zjarri”: Pamje të tjera të rrëzimit të aeroplanit me pasagjerë në Iran, pak pas sulmit mbi bazat ushtarake amerikane

Bëhet fjalë për një rrëzim të një aeroplani ukrainas i cili ishte rrëzuar pak pasi Irani kishte kryer një sulm me raketa ndaj dy bazave amerikane në Irak.

Fillimisht Irani kishte thënë se aeroplani kishte pësuar një defekt teknik dhe filloi të kthehej për në Teheran, por ekuipazhi nuk bëri një thirrje radio për të ngritur alarmin.

Megjithatë, gjatë ditës së sotme, mediat kanë raportuar se presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka porositur se Irani do të dënojë të gjithë personat përgjegjës për rrëzimin e paqëllimshëm të aeroplanit të Ukrainës në periferi të Teheranit, duke shtuar se do të kryhen hetime të detajuara për këtë rast.

Gruaja ishte e shqetësuar para se aeroplani ku gjendej do të rrëzohej në Iran – këtë e tregon telefonata që i bëri burrit të saj!
Lexo po ashtu Gruaja ishte e shqetësuar para se aeroplani ku gjendej do të rrëzohej në Iran – këtë e tregon telefonata që i bëri burrit të saj!

Ndërkohë, zëdhënësi i gjykatës së Iranit, Golamhosein Esmail, ka bërë të ditur se “disa përsosna” tashmë janë arrestuar për shkak të rolit të tyre në rrëzimin e aeroplanit, duke mos dhënë detaje.

Kujtojmë që aeroplani i aviokompanisë ukrainase “International Airlines”, është rrëzuar pak minuta pasi ishte ngjitur në ajër nga aeroporti i Teheranit, me ç’rast kanë humbur jetën 176 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit. /Telegrafi/