Vetëm tre liderët kryesorë të grupit të Hamasit kanë një vlerë totale marramendëse prej 11 miliardë dollarësh, shkruan New York Post, sipas të cilit medium, Katari ka mirëpritur prej kohësh liderët e grupit dhe i ka vendosur në hotelet dhe vilat e tij luksoze në të njëjtën kohë kur ka një prani të madhe ushtarake amerikane.
Dhe tani përfaqësuesi i SHBA-së, Andy Ogles po sponsorizon një projekt-ligj që do t’i hiqte Katarit statusin e tij si një aleat kyç i SHBA-së, ka mësuar The Post, nëse nuk dëbon udhëheqjen e Hamasit, përcjell Telegrafi.
Në këtë drejtim, thotë NYP, Hamasi drejton një zyrë në kryeqytetin e Katarit, Doha, dhe udhëheqësit Ismail Haniyeh, Moussa Abu Marzuk dhe Khaled Mashal gëzojnë një mënyrë jetese luksoze.
Në të kundërt, shumica e popullsisë prej më shumë se 2 milionë banorësh në Rripin e Gazës, të cilin Hamasi e ka sunduar që nga viti 2007, jeton në varfëri të tmerrshme, vazhdon më tej NYP.
Njëri ndër ta, Haniyeh, 61 vjeç, kreu i Byrosë Politike të Hamasit, ishte kryeministër i të gjithë territorit palestinez pas zgjedhjeve të vitit 2006, megjithëse ai u shkarkua nga detyra një vit më vonë.
Ai vazhdoi të sundojë Rripin e Gazës deri në vitin 2017 përpara se të përfundonte në Katar.
Haniyeh, baba i 13 fëmijëve që kryeson një nga “grupet terroriste më të pasura në botë”, ka më shumë se 4 miliardë dollarë, vlerëson NYP.
Ndërkohë, Abu Marzuk, 72 vjeç, një udhëheqës i lartë politik i Hamasit që drejton “zyrën e marrëdhënieve ndërkombëtare”, vlerësohet nga qeveria izraelite të ketë pasuri prej 3 miliardë dollarë.
Ai ka një diplomë master në menaxhimin e ndërtimit nga Universiteti Shtetëror i Kolorados dhe u arrestua në Nju Jork kur autoritetet amerikane të imigracionit e gjetën emrin e tij në një listë të vëzhgimit të terroristëve në vitin 1995, shkruan më tej NYP.
Dhe Mashal, 67 vjeç, i cili lëshoi një kërcënim global kundër hebrenjve pas sulmeve të 7 tetorit, ka më shumë se 4 miliardë dollarë, sipas qeverisë izraelite.
Prania e liderëve të Hamasit në Katar është justifikuar prej kohësh nga Emiratet si pjesë e mbështetjes së tij për kthimin e grupit në “një fuqi qeverisëse përgjegjëse”, sipas një raporti nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive.
Vendi i siguron Hamasit midis 120 dhe 480 milionë dollarë në vit, sipas raportit të tetorit nga organizata jofitimprurëse me bazë në Uashington, DC – që studion politikën e jashtme.
Ndryshe, vë në pah NYP, projektligji i Ogles do t’i hiqte Katarit statusin e tij special në nivelin më të lartë të aleatëve jo-NATO të Amerikës së bashku me Izraelin, Tajvanin, Korenë e Jugut, Australinë dhe Japoninë.
Ogles tha për The Post të martën, “Ndërsa terroristët e Hamasit vazhdojnë të bëjnë kërdi në jetët e civilëve të pafajshëm izraelitë, Shtetet e Bashkuara duhet të sigurojnë se nuk ka asnjë aleat që i mbështet ata. Mjerisht, shteti i Katarit është ende duke financuar dhe mbështetur Hamasin pasi udhëheqja e tij gëzon strehim politik në Doha”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri