LAJMI I FUNDIT:

Neville akuzon Guardiolan për ‘parkim të autobusit’ në ndeshjen derbi ndaj Unitedit

Neville akuzon Guardiolan për ‘parkim të autobusit’ në ndeshjen derbi ndaj Unitedit

Ish-kapiteni i Manchester Unitedit, Gary Neville nuk e vlerëson Manchester Cityn si pretendentë për titull, ndërsa e ka akuzuar trajnerin Pep Guardiola për lojë mbrojtëse.

Neville po fliste për derbin e ‘tmerrshëm’ lokal që përfundoi 0-0 me vetëm katër goditje në portë të regjistruara në Old Trafford, duke mos hezituar të kritikojë trajnerët e të dyja skuadrave, e në veçanti Guardiolan.


“Nuk kishte asnjë qëllim nga të dy skuadrat dhe as nga menaxherët. Nëse do të kishte qenë Jose Mourinho, do ta quanim parkim i autobusit dhe të tmerrshëm. Ky është realiteti dhe nuk duhet ta presim atë nga këta të dy”, ka thënë fillimisht Neville për Sky Sports.

Unitedi dhe City ndahen në paqe në derbin e rivalëve të urryer lokal
Lexo po ashtu Unitedi dhe City ndahen në paqe në derbin e rivalëve të urryer lokal

“Të dy skuadrat luajtën në mes të javës, por ne vëmë shumë theks rrezikun në Ligën Premier për të fituar një lojë dhe nuk mund të thuash asgjë prej kësaj sot (e shtunë)”.

“Unë jam i befasuar me Cityn. Dukej si një ekip që është mërzitur”.

“Ata duhet të shkojnë dhe të fitojnë kampionatin. City nuk ka mundësi tjetër përveçse të fitojë kampionatin. Në fund ajo mund të ndërtojë besim dhe ata të shkojnë në një arrati, por kjo nuk është ajo që City ose Pep duhet të duan”.

Legjenda Roy Keane i irrituar me lojtarët e Unitedit pas përqafimeve me rivalët e Cityt pas ndeshjes
Lexo po ashtu Legjenda Roy Keane i irrituar me lojtarët e Unitedit pas përqafimeve me rivalët e Cityt pas ndeshjes

“Ata janë një hije e ekipit që fitoi kampionatin dy vjet më parë. Nuk janë askund afër. Ne tashmë po shohim prapa dhe i referohemi ekipit që ishte disa vjet më parë dhe sa i mirë ishte krahasuar me tani”.

“City mund të na befasojë dhe të fitojë kampionatin, por ata duken sikur i gjithë lëngu është shtrydhur nga portokalli. De Bruyne duket sikur po shikon përreth dhe po mendon: Unë kisha shokë më të mirë skuadre më parë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Boks
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zbulohen tri fanellat e reja të Real Madridit për sezonin e ardhshëm

Zbulohen tri fanellat e reja të Real Madridit për sezonin e ardhshëm

La Liga
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Kroacia publikon listën preliminare prej 35 lojtarëve për EURO 2024

Kroacia publikon listën preliminare prej 35 lojtarëve për EURO 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori