LAJMI I FUNDIT:

Neutralizohet banda që për tetë muaj udhëhoqi me stacionin e rrejshëm të policisë në Indi, merrnin mito nga banorët – u premtonin punë dhe apartamente

Neutralizohet banda që për tetë muaj udhëhoqi me stacionin e rrejshëm të policisë në Indi, merrnin mito nga banorët – u premtonin punë dhe apartamente

Policia indiane ka arrestuar bandën gjashtë anëtarëshe që për plotë tetë muaj nga një hotel ka udhëhequr me stacionin e rrejshëm të policisë – duke marrë mito nga banorët lokalë që u premtonin vende pune, apartamente dhe shlyerje të dosjeve kriminale.

Ky rast i pazakontë që fitoi vëmendjen e opinionit, u zbulua në qytetin Banka në lindje të shtetit indian Bihar. E që situata të jetë më interesante, stacioni i vërtetë i policisë gjendej vetëm 450 metra larg atij të rrejshëm, transmeton Telegrafi.


“Policët e rrejshëm që kishin uniforma të rrejshme u premtonin banorëve lokale se do t’ju rregullojnë dokumentet që të përfitojnë apartamente, vende pune në polici – e në këmbim u kërkonin para. Të gjitha ankesat e tyre dhe bisedat i kanë evidentuar dhe më pas i hidhnin në shportat e mbeturinave”, thuhet në raportin e policisë indiane.

Kjo bandë kishte sjellë punonjës të varfër në fshat të cilët i paguante nga “aktrimi” i të qenit polic në stacionin e rrejshëm të policisë.

Siç raporton Daily Mail, ky mashtrim zgjati plotë tetë muaj dhe u zbulua krejt rastësisht. Në fakt, një nga zyrtarët e lartë të policisë kishte hasur në kolegun e rrejshëm që i është dukur i dyshimtë, pasi bartë revole dhe nuk kishte uniformë standarde.

Shambu Dhadav, thotë se i kishte ndalur “kolegët” Anit Devi Murmu, 25-vjeç dhe Akasha Kumara Manhia, 27, derisa po ktheheshin në hotel pas një vizite që e kishin pasur në një qendër tregtare.

“Ata kishin keqtrajtuar pronarët e dyqaneve dhe u kërkonin që t’ju sjellin prodhime të ndryshme në stacionin policor. Kur i pyeta ku punojnë, në cilin stacion – ata u shqetësuan”, tha Dhadav.

Aty menjëherë kishte reaguar policia e vërtetë duke kryer bastisje në hotel dhe arrestuar dhe tre persona tjerë, Ramesh Kumar, Vakil Kumar dhe Dhuli Kuma Manji, derisa kreu i bandës Bola Kumar arriti të arratiset.

Të arrestuarit kanë mohuar akuzat duke pretenduar se nuk kanë bërë asgjë të keqe, dhe se sipas tyre kanë menduar se vërtetë po kryejnë punën e policisë.

Gjatë bastisjes, tek ata janë gjetur 40 kartela elektronike që përdoren për raportime rastesh, si dhe 500 kërkesa për akomodim që nuk kanë qenë të mbushur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori