LAJMI I FUNDIT:

Netflix mund t’i hyjë së shpejti industrisë së video lojërave

Netflix mund t’i hyjë së shpejti industrisë së video lojërave

Platforma Netflix po kërkon të punësojë një ekzekutiv për të mbikëqyrur zgjerimin e tij në video lojëra, tha një person i njohur më këtë çështje.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, masa vjen në një kohë kur industria e video lojërave ka përfituar nga një rritje e kërkesës nga lojtarët po qëndrojnë në shtëpi gjatë pandemisë së COVID-19.


Netflix ka eksperimentuar me programin interaktiv në të kaluarën me filma të tillë sikurse Black Mirror, Bandersnatch dhe You vs Wild që iu mundësuan shikuesve të vendosnin lëvizjet e personazheve.

Platforma gjithashtu ka krijuar lojëra të bazuar në serialet Stranger Things dhe La casa de Papel apo Money Heist.

Informacioni i raportuar më herët të premten thuhet se Netflix kishte diskutuar ofrimin e një pakete lojërash të ngjashme me ofertën e abonimit në internet të Apple, Apple Arcade, si një mundësi. /Telegrafi/