Netflix ka vendosur t’i japë fund prodhimit të “Resident Evil”, seriali aksion horror i bazuar në ekskluzivitetin e njohur të video-lojërave, pas vetëm një sezoni.

Lajmi vjen më shumë se një muaj pas publikimit të serialit më 14 korrik, por nuk është krejtësisht befasues, pasi drama nuk rezultoi veçanërisht mirë në top-10 të Netflix, ndërsa shikueshmëria është kriteri kryesor në vendimet e transmetuesit për të vazhduar apo ndërprerë projektet.

Duke funksionuar pjesërisht nën hijen e hitit “Stranger Things”, i cili u publikua në të njëjtin hark kohor, “Resident Evil” debutoi në vendin e dytë me 72.7 milionë orë shikime në fundjavën e parë.

Reklama
Sezoni i ri i hitit të Netflix, “Stranger Things” është më i shikuari në 83 vende të botës Sezoni i ri i hitit të Netflix, “Stranger Things” është më i shikuari në 83 vende të botës

Megjithatë, nuk bëri një kërcim të madh në javën e dytë, duke mbledhur 73.3 milionë orë shikime për të përfunduar në vendin e tretë përpara se të binte dhe të dilte nga top-10 pas vetëm tri javësh.

Reklama

Për realizimin e “Resident Evil”, Netflix mblodhi një kastë tërheqëse dhe të larmishme, me të cilët kanë për qëllim të punojnë në të ardhmen.

Transmetuesi tashmë po e bën këtë me njërën nga aktoret, Paola Nunez, e cila shfaqet në serialin e ardhshëm të Netflix, “Fall of the House of Usher” dhe në “Fuga De Reinas”, një film i Netflix i vendosur në Amerikën Latine. /Telegrafi/

Reklama