LAJMI I FUNDIT:

Netët e ahengut shkodran

Netët e ahengut shkodran

Për tre netë me radhë, odat dhe oborret karakteristike të shtëpive shkodrane ishin mikpritëse të muzikës tradicionale qytetare.

“Ahengu Shkodran”, i shpallur si një ndër shtatë kryeveprat e trashëgimisë shpirtërore shqiptare, këtë vit mblodhi artistët e vjetër e të rinj të qytetit, ndërsa të ftuar të veçantë ishin këngëtarët nga Ulqini si dhe nga jugu i Shqipërisë.

Për kontributin e tij, me këtë rast u nderua me çmimin e “Mirënjohjes” pas vdekjes, Shyqyri Alushi, një prej këngëtarëve më të mirë shkodranë ndër vite.