Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) që të transmetojnë drejtpërdrejt fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për banorët në Rripin e Gazës.

Pas raportimeve të mediave izraelite këtë mëngjes se IDF-së i ishte urdhëruar të instalonte altoparlantë në kamionë në të gjithë Rripin, Zyra e Kryeministrit konfirmoi se planifikonte ta transmetonte fjalimin drejtpërdrejt për banorët e Gazës, por theksoi se kjo do të bëhej vetëm nga ana izraelite e kufirit.




"Zyra e Kryeministrit ka udhëzuar institucionet civile, në bashkëpunim me IDF-në, të instalojnë altoparlantë në kamionë vetëm në anën izraelite të kufirit të Gazës me qëllim transmetimin e fjalimit historik të kryeministrit Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Rripin e Gazës sot."

“Ky veprim është pjesë e një qasjeje diplomatike ndaj publikut", tha Zyra e Kryeministrit, duke vënë në dukje se Netanyahu "urdhëroi në mënyrë të qartë që operacioni të mos rrezikojë ushtarët izraelitë".



Sipas një raporti të Channel 12, ushtria shprehu kundërshtim ndaj urdhrit sepse do t'u kërkonte ushtarëve të largoheshin nga pozicionet dhe të hynin në pjesë të Rripit të Gazës ku ata janë në rrezik më të madh sulmi nga Hamasi.

"Është një ide e çmendur", tha një zyrtar i lartë ushtarak për gazetën izraelite Haaretz. /Telegrafi/