LAJMI I FUNDIT:

Netanyahu: Hamasi nuk ka më vend për t’u fshehur

Netanyahu: Hamasi nuk ka më vend për t’u fshehur

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se vendi i tij është “plotësisht i përgatitur” në frontin e tij verior.

Izraeli ka pasur përleshje të vazhdueshme me grupin e fuqishëm militant libanez Hezbollah në kufirin verior, transmeton Telegrafi.


Netanyahu u shpreh se ai kishte paralajmëruar Hezbollahun se hyrja në luftë me Izraelin do të ishte një “gabim fatal” që do të “përcaktonte fatin e Libanit”.

Macron i kërkoj Izraelit të ndalojë vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza, reagon Netanyahu
Lexo po ashtu Macron i kërkoj Izraelit të ndalojë vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza, reagon Netanyahu

Duke diskutuar luftën me Hamasin, ai tha se Izraeli “nuk do të ndalet derisa të përfundoj misionin e tij” dhe se qëllimi është vetëm është të fitojë.

Kryeministri izraelit deklaroi se Hamasi ka “humbur kontrollin e tij” në Gaza dhe tani “nuk ka vend për t’u fshehur”.

Netanyahu potencoi se vazhdon të ketë kontakte të përditshme me presidentin amerikan Joe Biden dhe ka ende “mbështetjen politike dhe etike” të administratës amerikane.