LAJMI I FUNDIT:

Nesër në Universum Ferizaj mbahet testi per BURSA të plota në Infermieri dhe PUNËSIM në Gjermani

Nesër në Universum Ferizaj mbahet testi per BURSA të plota në Infermieri dhe PUNËSIM në Gjermani

UNI-Universum International College dhe Knappschaft Kliniken nga Gjermania kanë zhvilluar një akademi të përbashkët të arsimit profesional “Shkollim dhe Punësim në Gjermani“. Në kuadër të kësaj akademie, Kolegji Universum dhe Knappschaft Kliniken neser mbajne testin e parë vlerësues për 25 BURSA TË PLOTA për maturantë për studime në Programin Infermieri në Universum dhe Punësim në Gjermani pas diplomimit.

Ky program përgatitor u shërben maturantëve të përzgjedhur që të ndjekin studimet në periudhën prej 18 muajsh (tre semestra) në Universum në Ferizaj, për të vazhduar më pas shkollimin e rregullt trevjeçar (ausbildung) në Gjermani. Kandidatët e suksesshëm që mbarojnë shkollimin (ausbildung), e kanë të siguruar punësimin në qendrat mjekësore që ka në menaxhim Knappschaft Kliniken.

Përzgjedhja e përfituesve do të bëhet përmes testit vlerësues dhe intervistës. Maturantët e përzgjedhur do të studiojnë vitin e parë në Universum dhe vazhdojnë vitin e dytë dhe të tretë në Gjermani. Aplikimi bëhet online përmes këtij LINKU.

Pra të gjithë maturantët e përzgjedhur përfitojnë:

– Shkollim FALAS në Programin Infermieri në #UNIFerizaj dhe në Gjermani;

– Kurs FALAS të Gjuhës Gjermane në UNI;

– Asistencë për aplikim për vizë dhe qëndrim në Gjermani;

– Banim, sigurim shëndetësor dhe kushte për jetesë, të siguruara në Gjermani gjatë studimeve;

– Punësim i Garantuar në Gjermani;

Aplikimet vazhdojnë – APLIKO KËTU.

Për më shumë informata kontakto ferizaj@universum-ks.org ose ndiqni Kolegjin Universumfacebook & instagram.