LAJMI I FUNDIT:

Nesër mbrëma nis edicioni i nëntë i festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’’

Nesër mbrëma nis edicioni i nëntë i festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’’

Deçani është gati për edicionin e nëntë të festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, i cili mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Bashkim Ramosaj.

Festivali mbahet më datat 4, 5 dhe 6 maj. Në të marrin pjesë mbi 40 shoqëri dhe rapsodë nga Kosova dhe Shqipëria.


Drejtori i këtij festivali, Mustafë Ramaj, bën të ditur se pos grupeve konkurruese do të ketë edhe emra të njohur të estradës – jashtë konkurrimit.

Juria ka këtë përbërje: Ermir Dezdari, dirigjent (kryetar jurie); Kreshnik Aliqkaj, kompozitor; Shaqir Hasi, etnomuzikolog; dhe Deli Metalia, koreograf.

Agjenda është si më poshtë:

E shtunë, 4 maj

Ora 18:00: Defile festive në qendër të qytetit të Deçanit nga grupet pjesëmarrëse të festivalit

Ora 19:00: Hapja e Festivalit te Pallati i Kulturës “Jusuf Gërvalla” – Deçan.

E diel, 5 maj

Ora 19:00: Nata e dytë e Festivalit, Pallati i Kulturës “Jusuf Gërvalla” – Deçan.

E hënë, 6 maj

Ora 19:00: Nata finale dhe mbyllja e Festivalit, Pallati i Kulturës “Jusuf Gervalla” – Deçan

Më 6 maj, në 22-vjetorin e rënies, përkujtohet Heroi i Kombit, Luan Haradinaj, dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Ismail Haradinaj. Homazhet mbahen sipas kësaj agjende:

Ora 10:30: Te shtatorja e Luan Haradinajt në Deçan

Ora 11:30: Në Kompleksin Memorial “Dëshmoret e Kombit” në Gllogjan

Ora 10:00: Turniri në futsall në nderim të Luan Haradinajt në palestrën e sporteve “reniku” në Junik – finalja në ora 18:00.

Në trend Kultura

Më shumë
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
Liria 1.7

Liria 1.7

Kulture
IDIL I VDEKUR

IDIL I VDEKUR

Poezi
S’KA RRUGËDALJE

S’KA RRUGËDALJE

Poezi
DASHURIA ERDHI

DASHURIA ERDHI

Poezi
Unë jam gjeni!

Unë jam gjeni!

Fjala+
Kalo në kategori