LAJMI I FUNDIT:

Nesër mbledhje e përbashkët e Qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës

Nesër mbledhje e përbashkët e Qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës

Qeveritë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës nesër në Shkup do të mbajnë mbledhje të përbashkët, në të cilën do të nënshkruhen një varg marrëveshjes dhe memorandumesh me të cilat do të thellohet dhe përforcohet bashkëpunimi ndërmjet të dy shteteve.

Marrëveshjet, siç informoi në konferencën e sotme për media zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, janë nga sfera e infrastrukturës, diaspora, energjetika, ekonomia, turizmi, siguria, inovacionet dhe zhvillimi teknologjik dhe sfera të tjera.


Qeveria, në mbledhjen e 106-të të djeshme e përcaktoi pakon e marrëveshjeve dhe memorandumeve për bashkëpunim me Republikën e Kosovës, të cilat janë paraparë të nënshkruhen në mbledhjen e përbashkët.

“Ky informacion del si rezultat i angazhimit të grupit të punës i përbërë nga përfaqësues të të dy qeverive. Qëllimi është të ruhet vazhdimësia në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, duke pasur parasysh se mbledhje të këtilla ishin mbajtur edhe me vendet e tjera fqinje”, informoi në konferencën e sotme për media zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Përfitimet, theksoi Hoxha, nga takimet janë përmirësimi i shkëmbimit tregtar, komunikimi më i mirë i qytetarëve dhe biznesit nga të dyja anët, projekte me interes të ndërsjellë dhe bashkëpunim më i mirë ndërkufitar.

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori