LAJMI I FUNDIT:

Nesër mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden

Nesër mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden

Nesër do të mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden, nën organizimin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Zyra e Presidentes ka njoftuar se  se kjo ceremoni do të fillojë nga ora 18:30 në Presidencë.

Në këtë ceremoni të pranishmëve me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip S. Kosnett.

Ndërsa, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përmes një video-mesazhi të publikuar të premten ka falënderuar shtetin e Kosovës që këtë të diel përmes një ceremonie do të ndajë Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit për djalin e tij, Beau Biden.

Presidenti i SHBA-ve tha se janë mirënjohës për të gjithë njerëzit e Kosovës, në të cilën Beau ra në dashuri me ta.

“Ai ka besuar aq thellë në pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Si avokat në kuadër të Departamentin Amerikan të Drejtësisë ai ishte vullnetar që të shkoj Kosovë dhe ta jap kontributin për pavarësinë dhe demokracinë tuaj por mbi të gjitha sundimin e ligjit”, tha Biden në video-mesazh dërguar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. /Telegrafi/