LAJMI I FUNDIT:

Nesër hedhet shorti i Kupës së Kosovës

Nesër hedhet shorti i Kupës së Kosovës

Federata e futbollit të Kosovës, ka njoftuar se nesër në zyrat e kësaj të fundit do të hedhet shorti për Kupën e Kosovës.

FFK ka njoftuar se shorti do të hedhet me fillim nga ora 13:00 dhe është për gjitha skuadrat.


“Nesër më 27 shtator në orën 13:00 në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë, do të bëhet tërheqja e shortit për rrethin e parë të Kupës së Kosovës, që përfshinë skuadrat e Ligës së Dytë”, thuhet në njoftim nga FFK.

Sipas njoftimit, nëse ndonjë skuadër nuk merr pjesë në gara, atëherë për atë skuadër do të ketë pasoja edhe në garat kampionale.

Kujtojmë që vitin e fundit fituese e Kupës së Kosovës, është skuadra e Prishtinës e cila mposhti në finale Dritën e Gjilanit me rezultat të ngushtë 2:1. /Telegrafi/