LAJMI I FUNDIT:

Nesër hapet ekspozita “Nën të njëjtin qiell”

Nesër hapet ekspozita “Nën të njëjtin qiell”

Në “Kosovo Art Academy” në Prishtinë, gjatë ditës së nesërme, do të hapet ekspozita e artistëve italian dhe nga Kosova.

Në një konferencë për media ku u fol për këtë ekspozitë, u inaugurua edhe institucioni arsimor i artit “Kosovo Art Academy”.


Roberto Dolzanelli, presidenti i KAA-LABA, tha se kjo ekspozitë është shumë e rëndësishme për Kosovën.

Dolzanelli tha se kanë vendosur ta titullojnë ekspozitën “Nën të njëjtin qiell”, pasi me këtë shpresojnë që kjo do ta ndihmojë që të tejkalohen dallimet dhe vështirësitë që kalojnë të gjithë popujt.

Ndërsa, kuratori i ekspozitës, Alberto Mattia Martini, bëri të ditur qëllimin e ekspozitës.

Shaban Bujupaj, drejtor i Akademisë tha se Kosovo Art Academy është themeluar në bashkëpunim me
akademinë Laba, dhe se beson që kjo akademi është shumë e rëndësishme për Kosovën.

Dizajneri Rrezart Galica, tha se kjo akademi është një dritare e re për brezat e rinj dhe është një mundësi që artin e tyre ta plasojnë edhe në Evropë.

Ekspozita hapet nesër e shtunë, në ora 18:00.