LAJMI I FUNDIT:

Nëse vendimi juaj për Vitin e Ri është të lexoni më shumë libra vitin tjetër, kjo është arsyeja pse nuk duhet ta bëni këtë

Nëse vendimi juaj për Vitin e Ri është të lexoni më shumë libra vitin tjetër, kjo është arsyeja pse nuk duhet ta bëni këtë

Nga: Max Liu / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Sa kohë ju duhet ta lexoni këtë artikull? Me siguri mua do të më merrte më shumë kohë. Mesatarisht, të rriturit lexojnë rreth 240 fjalë në minutë, por unë gjithmonë i tejkaloj ato vlerësime të bezdisshme të “kohës së leximit” që shfaqen nëpër disa artikuj. I analizoj librat në mënyrë profesionale, por ende më duhet më shumë kohë – se pothuajse kushdo tjetër që njoh – për ta lexuar një libër. Ndoshta për këtë duhet të ndihem paksa në siklet – por, në vend të kësaj unë po që kënaqem me këtë.


Zakonin e të lexuarit për qejf e kam trashëguar nga nëna ime, e cila në kujtimet e mia të fëmijërisë është gjithmonë e ulur në tryezën e kuzhinës duke lëvizur nëpërmjet romaneve ose literaturës së udhëtimit për vendet që nuk kishim mundësi t’i vizitonim. Leximi është gjëja e parë që bëj në mëngjes dhe gjëja e fundit gjatë natës, duke mos shkuar kurrë askund pa një libërth në xhep ose një libër me kopertina të trasha në çantë ose me të dyja bashkë. Jam si personazhi i David Foster Wallaceit në veprën “Infinite Jest”, që thotë: “Bëj gjëra të tilla si ajo kur unë hip në një taksi dhe them: ‘Biblioteka dhe shkelja për atje’”.

Por, kjo gjithmonë më ka marrë shumë kohë. Kur një dekadë më parë nisa ta bëj recensurën e librave, mesatarisht i kisha 20 faqe në një orë. Kam përshpejtuar në rreth 30 faqe, por kjo ende është gjë e ngadaltë, sipas një kritiku letrar që njoh dhe i cili mendon se “shumica e njerëzve do ta lexonin një faqe në minutë” dhe një tjetër që thotë se mund të lexojë 60 deri në 100 faqe në një orë.

Recensentët e librave nuk janë të vetmit që kanë presion për të lexuar shpejt. Imazhet e “të gjithë librave që lexova këtë muaj” janë të kudondodhura në mediat sociale dhe, në një epokë kur ne duket se po jetojmë nga një krizë te tjetra, leximi i studimeve është mënyra për të vazhduar tutje. Librat vazhdimisht na ndihmojnë të kuptojmë Brexit-in, ekonominë, katastrofën mjedisore, luftën, viruset. Disa janë mburojë ndriçuese kundër asaj që Saul Bellow e quajti “poterë të politikës”, teksa të tjerët lexojnë diçka si artikujt e fuqishëm që në mënyrë oportuniste bien në libra të dobët. Është e kuptueshme se ne lexojmë për t’ua dhënë kuptimin ngjarjeve, por kjo gjithashtu mund të ushqejë idenë se leximi është punë e përditshme, gjë që absolutisht nuk është.

Këtij kuptimi i shtohen edhe aplikacionet që ju ndihmojnë të përshpejtoni me të madhe përmes grumbujve të mëdhenj të këtyre librave. Blinkist i zbërthen librat në “vështrime të lehta për t’u lexuar”, duke paraqitur “pikëpamjet kryesore nga një libër studimor në ca rezultate të shkurtra dhe të lehta”. Spreeder ua mëson teknikat për ta përshpejtuar ritmin tuaj të leximit dhe premton “ta bëjë leximin më të shpejtë, më të lehtë dhe më të këndshëm”.

Pse kënaqësia duhet të jetë sinonim i ritmit? Leximi im i ngadaltë duket se është për shkak të kombinimit të shpejtësive më të ngadalta të përpunimit dhe procesit “nën zë” – tingëllimi i fjalëve teksa i lexoj ato. Por, sidomos kur bëhet fjalë për këtë të fundit, nuk do të doja ta stërvitja veten për të shkuar më shpejt. Ishte lajm për mua se jo të gjithë lexojnë nën zë, sepse një nga gjërat e mia të preferuara për të lexuar në çdo zhanër është ta dëgjoj gjuhën në mendjen time. “Ai flet në zërin tënd, amerikan, dhe ka një shkëlqim në syrin e tij që është gati shpresëdhënës”, thotë fjalia hyrëse e “World Underworld” e Don DeLillos, një nga romanet e mi të preferuara. Pa këtë, nuk do ta kisha kapur muzikën e atyre fjalëve, atëherë kur librin e mora rastësisht në vitin 1999.

Periudha e pushimeve është koha e përkryer për ta ngadalësuar ritmin dhe për ta lexuar një libër të mirë. Por, Viti i Ri është gjithashtu koha kur njerëzit marrin vendime për të lexuar më shumë. Mund të vendosni një objektiv vjetor leximi në Goodreads dhe gjetkë, por më pas mund të bëhet joshëse t’i jepni përparësi leximit të librave më të shkurtër ose leximit më të shpejt, në mënyrë që ta arrini objektivin tuaj. Nuk ka asgjë të keqe me librat e shkurtër, siç e dëshmoi lista e shkurtë e të përzgjedhurve për çmimin Booker të këtij viti, por të lexosh me njërin sy në cak kjo është vetëshkatërruese. Siç shkroi Zadie Smith: “Kur e praktikoni leximin dhe punoni në një tekst, ai mund t’jua japë vetëm atë që ju jepni në të”.

Është një vend për rutinën dhe strukturën e leximin tonë. Kohët e fundit, mbarova veprën “African American Poetry: 250 Years of Struggle and Song”, një antologji prej 800 faqeve e redaktuar nga Kevin Young. Fillon në shekullin XIX me veprën e poetit të skllavëruar Phillis Wheatley, përpara se të kalonte nëpër rilindjen e Harlemit dhe më tej te bashkëkohësit si Claudia Rankine dhe Danez Smith. Për dy vjet lexoja poezitë çdo mëngjes për katër minutat që mu deshën për ta pirë kafenë. Ishte përkujtim i mrekullueshëm se leximi nuk ka të bëjë kurrë me sasinë dhe gjithmonë ka të bëjë me cilësinë e kohës që kaloni me një tekst.

Pra, nëse jeni duke kërkuar për një vendim për lexim në vitin 2023, mos e vendosni një numër mbi të – vendosni të lexoni për kënaqësi, jo si një punë e përditshme. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
Liria 1.7

Liria 1.7

Kulture
IDIL I VDEKUR

IDIL I VDEKUR

Poezi
S’KA RRUGËDALJE

S’KA RRUGËDALJE

Poezi
DASHURIA ERDHI

DASHURIA ERDHI

Poezi
Unë jam gjeni!

Unë jam gjeni!

Fjala+
Kalo në kategori