Për shumë njerëz divorci vjen nga hiçi, por në pjesën më të madhe të rasteve është vetëm kulmimi i një sërë problemeve në çift. Por cilat janë sinjalet për të kuptuar se diçka po shkon keq në një lidhje?
Siç shkruan “Daily Mail”, duke cituar psikologen amerikane Melissa Keogh, ekzistojnë gjashtë të dhëna për të kuptuar se divorci është fare pranë. Disa nga sinjalet mund të shihen fare lirisht, ndërsa të tjerë janë vështirë për t’u dalluar.
Sipas psikologes, sinjali i parë i alarmit se jeni pranë divorcit, është mungesa e raporteve seksuale. Ndonëse shumë njerëz kanë lidhje të kënaqshme, ndonëse pa seks, sipas Keogh, është më mirë që të flitet me një ekspert në fillim, lidhur me një terapi seksuale.
Një tjetër shenjë që tregon se martesa është në krizë, është abuzimi si fizik, emocional ose verbal. Nëse partneri juaj është agresiv dhe nuk dëshiron të ndryshojë sjellje, kjo gjë mund të sinjalizojë fundin e martesës.
Tradhtia është një tjetër arsye që çon drejt divorcit, sidomos nëse është e përsëritur. Sipas Keogh, në këtë rast një mundësi e mirë është një konsultë martesore, për zgjidhjen e problemit, por nëse tradhtia është “seriale”, raporti është i destinuar të dështojë.
Një tjetër problem që mund të shkaktojë divorcin është pasja e varësive, si nga droga, bixhozi etj. Sipas psikologes, edhe përçmimi dhe përbuzja është një sinjal për një raport në krizë.
Një studimi i zhvilluar gjatë 40 viteve, ka zbuluar se çiftet që kishin përçmim për partnerin, ishin më të pritura për t’u divorcuar.
Sinjali i fundit, edhe më pak i dukshmi, është që martesa juaj është e palumtur dhe vazhdon për inerci, pa mundur të kujtohen momentet e lumtura me partnerin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shenjat e horoskopit që sabotojnë vetë lumturinë: Çfarë betejash të brendshme përjetojnë?

Sa lapsa numëron në këtë foto? Më shumë se 70% nuk ia dalin

Mos i fusni më kurrë në frigorifer: Këto ushqime duan temperaturë dhome

Gjërat që nuk duhet t’i mbani mbi frigorifer: Këto sende mund t’ju rrezikojnë më shumë se sa e imagjinoni

Mos e pastroni parketin dhe laminatin në këtë mënyrë: Vetëm do t’i dëmtoni

Shtëpi e bukur në natyrë, me enterier magjepsës brenda (+ Plani)

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë