LAJMI I FUNDIT:

Nëse nuk e respektoni dhe nuk kujdeseni për të, ajo do t’ju lë edhe nëse ju dashuron

Nëse nuk e respektoni dhe nuk kujdeseni për të, ajo do t’ju lë edhe nëse ju dashuron

Femrat janë të forta, dhe nëse nuk trajtohen me respekt ato do ta largojnë veten nga situatat që nuk u ndihmojnë atyre të zhvillohen.

Mos e mendoni se vetëm pse e keni ndërtuar një jetë të tërë me të, keni bërë fëmijë apo jeni të martuar se ajo nuk do të ndahet nga ju, transmeton Telegrafi.


Pavarësisht sa e dhimbshme mund të jetë për të, vendimi i saj mund të jetë më i miri për veten dhe familjen, madje edhe për familjen e saj, e veçanërisht nëse ajo mund ta nuhas se ju nuk jeni ‘aty’. Një nga arsyet kryesore se përse femrat ndahen nga meshkujt është për shkak të mungesës së prezencës.

Stereotipi i përgjithshëm se femrat është vështirë për t’i kënaqur, është gjepur absolute. Femrave ua ndien për gjërat e vogla, pasi që gjërat e vogla kanë më së shumti domethënie për to.

Nuk ka gjë më shkatërruese sesa të jesh në një lidhje ku aty është prezent vetëm një mendje.

Kur flisni me gratë të cilat i kanë lënë partnerët e tyre, të gjitha e thonë gjënë e njëjtë: “Ai nuk ishte aty për mua”.

Nuk jemi duke thënë se të gjithë meshkujt janë kështu, por shumica janë dhe, na besoni, femrat duan meshkuj që  vërtet janë aty për to.

Meshkujt që gjejnë kohë gjatë ditës për të bërë pyetje të thjeshta, siç është: “Si e kalove sot ditën?” e dëshmojnë se janë vërtet aty për partneren.

Femrat nuk kërkojnë vëmendje të tërësishme gjatë tërë kohës, por e kërkojnë atë në doza të vogla. Ju mund të thoni se jeni shumë të zënë apo jeni në punë, por, sinqerisht, asnjë punë nuk kërkon përkushtim 24/7.

Nëse një grua të ka zgjedhur ty, duhet ta trajtoni atë si ari.

Si njerëz, ne shpeshherë pa vetëdije i marrim disa gjëra të thjeshta në jetë si të garantuara, por kjo definitivisht është gabimi jonë më i madh.

Një femër nuk dëshiron jetë monotone të mbushur me seks pa dashuri dhe me biseda koti. Ajo dëshiron një mik të ngushtë, një partner të jetës dhe nëse zgjedhni diçka tjetër përveç saj, pas një kohe do t’ju lë.

Të qenit prezent dhe afër saj është gjëja më e mirë që mund ta bëni për lidhjen.

Mban mend, femrat janë të dhëna pas meshkujve që dëgjojnë, që u kushtojnë vëmendje dhe mbi të gjitha pas atyre që nuk janë të frikësuar të qëndrojnë afër kur është në përvojën më të keqe.

Trajtojeni gruan si mbretëreshë dhe ajo do t’ju trajtojë si mbret! /Telegrafi/