LAJMI I FUNDIT:

Nëse ndiheni të lodhur pavarësisht se keni fjetur mjaftueshëm, atëherë keni mungesë të vitaminës B12

Nëse ndiheni të lodhur pavarësisht se keni fjetur mjaftueshëm, atëherë keni mungesë të vitaminës B12

Lisa Cimperman, dietologe dhe zyrtare për Akademinë e Nutricionit dhe Dietologjisë, ka folur për mungesën e vitaminës B12

“Lodhja është një nga shenjat e para të mungesës së vitaminës B12”, ka thënë ajo.


Ajo ka thënë se kjo është për shkak që trupi mbështetet në këtë vitaminë për t’i krijuar qelizat e kuqe të gjakut, të cilat e bartin oksigjenin në organe.

Pa pasur mjaftueshëm oksigjen në qeliza, ju do të ndiheni të lodhur pavarësisht sa shumë flini, transmeton Telegrafi.

Qelizat e kuqe të gjakut janë krijuar enkas për të bartur oksigjen, por, pa vitaminë B12, ato nuk formohen siç duhet, që do të thotë se qelizat tuaja nuk furnizohen mjaftueshëm me oksigjen.

Kjo shkakton simptoma të lodhjes ekstreme dhe të mungesës së përgjithshme të energjisë.

Nëse veç i keni pasur këto simptoma së fundi, atëherë shkoni te doktori për t’i bërë analizat.

Simptomat tjera përfshijnë gjuhë të tharë, ligështim të muskujve, probleme me shikim dhe probleme me kujtesë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori