LAJMI I FUNDIT:

Nëse keni diabet apo probleme me metabolizmin, duhet të hani vetëm banane të këtilla!

Nëse keni diabet apo probleme me metabolizmin, duhet të hani vetëm banane të këtilla!

Nutricionisti britanik, Rhiannon Lambert, thotë se bananet, pa marrë parasysh a janë të papjekura apo shumë të pjekura, janë burim i shkëlqyeshëm i kaliumit dhe i materieve të tjera ushqyese

E dini përse disa njerëz zgjedhin ato banane që janë shumë të pjekura dhe kanë pika ngjyrë kafeje, ndërsa të tjerët i zgjedhin ato paksa të papjekura?


Bananet jo mjaft të pjekura

Përmbajnë më pak sheqer dhe njerëzit të cilët janë me diabet, duhet t’i zgjedhin ato jo mjaft të pjekura. Në të vërtetë, sa më e pjekur që të jetë banania, pjesa e ngrënshme e saj shndërrohet më shumë në sheqer. Në të vërtetë pjesa e ngrënshme është përgjegjëse për ndjenjë të gjatë të ngopjes.

“Hulumtimi sugjeron që bananet jo mjaft të pjekura përbëjnë 80 deri në 90 për qind të hidrokarbureve, të cilat, duke u pjekur bananet, shndërrohen në sheqerna të lira. Prandaj është më mirë që njerëzit të cilët vuajnë nga diabeti të hanë banane më pak të pjekura”, ka shpjeguar Rhiannon Lambert, transmeton Telegrafi.

Bananet e pjekura shumë

Ato lehtë treten, prandaj janë opsion më i mirë për njerëzit të cilët kanë probleme me metabolizmin.

“Bananet jo mjaft të pjekura përmbajnë materie të përmendura rezistuese të cilat njerëzit nuk mund t’i tretin, pra kjo mund të jetë e mirë siç janë edhe bakteret e mira. Ajo është një lloj skropi me të cilin ushqehen bakteret”, thotë Dr Nicholas Gillitt, drejtor i institutit “Dole Nutrition”, i cili merret me hulumtimet që kanë të bëjnë me ushqimin.

“Kur skropi rezistues transformohet në sheqer të zakonshëm, ndërkaq banania bëhet më e pjekur, po ashtu bëhet edhe e lehtë për t’u tretur për personin mesatar”, shton nutricionisti.

Në të vërtetë, ekspertët thonë që sa më të errët që të ketë ngjyrën banania, përkatësisht sa më shumë që të ketë pikla të errëta, është më e shëndetshme për trupin tonë, sepse është e pasur me sasi të mëdha të vitaminave B dhe C, përmban kalium dhe antioksidante.

Banania ngjyrë tërësisht të kafenjtë

Ato janë plot antioksidante. Kur janë bananet pothuajse plotësisht në ngjyrë të kafenjtë, ato në të vërtetë janë plot sheqer, i cili është krijuar nga pjesa e ngrënshme e bananes.

Janë të ëmbla, prandaj shumica e njerëzve i përdorin për përgatitje të ëmbëlsirave. Gjithashtu, klorofili në to merr formë të re.

“Pikërisht ky zbërthim i klorofilit është arsyeja përse shtohet niveli i antioksidanteve kur janë bananet më të pjekura. Pra, banania plotësisht e kafenjtë është termocentral antioksidant”, thuhet në artikullin të ciline ka publikuar Universiteti Spoon. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori