LAJMI I FUNDIT:

Nëse humbni më shumë se një kile në javë, ju mungojnë këto pesë vitamina dhe minerale

Nëse humbni më shumë se një kile në javë, ju mungojnë këto pesë vitamina dhe minerale

Mungesa e kalorive ndikon në atë se sa shpejt humbni kilet, ndërsa mungesat më të larta çojnë në humbje më të shpejtë të peshës

Megjithatë, ekspertët zakonisht bien dakord se humbja e peshës në javë është shkalla më e shëndetshme dhe më e qëndrueshme e humbjes së peshës.


Nëse humbni më shumë se kaq në një javë të caktuar, ka të ngjarë të zvogëloni ndjeshëm masën e muskujve, transmeton Telegrafi.

Duke ulur normën metabolike, përfundimisht çon në një kthim më të lehtë në peshën e vjetër, por nganjëherë në shtim të peshës shtesë.

Kur humbni më shumë se disa kilogramë në javë, ekziston një rrezik më i lartë që të mos keni makronutrienë (proteina, karbohidrate dhe yndyra) të mjaftueshëm në ushqimin tuaj, ose vitamina dhe minerale, shpjegon Sari Greaves, nutricionist.

Kjo jo vetëm sepse humbja e shpejtë e peshës privon trupin nga lëndët ushqyese, por sepse, duke zvogëluar kaloritë deri në atë pikë sa të jetë e mundur një humbje e tillë e shpejtë e peshës, ushqimi i përgjithshëm, dhe për këtë arsye marrja e përbërësve ushqyes, mund të jetë jo e shëndetshme.

Një studim i botuar në revistën “Nutrients” ka analizuar tri plane ushqimi komercial të krijuara për të rezultuar në humbje të shpejtë të peshës dhe autorët raportuan se pjesëmarrësit kishin mungesa në përbërës ushqyes të tilla si vitamina D, vitaminat B, vitamina E, seleni dhe zinku.

Mirëpo, edhe me një deficit konservator kalorish prej disa qindra kalorish në ditë (zakonisht rekomandohen 500), nëse zvogëloni në mënyrë drastike ushqimet e përpunuara ose karbohidratet, mund të humbni peshë shpejt, por kryesisht është ujë, thotë Greaves.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori