LAJMI I FUNDIT:

Konjufca nuk tërhiqet nga fjalët: Nëse Haradinaj përleshet me Albinin, Albini e ‘sos’ (Video)

Konjufca nuk tërhiqet nga fjalët: Nëse Haradinaj përleshet me Albinin, Albini e ‘sos’ (Video)

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se nuk tërhiqet nga fjalët që ka thënë sot se “Nëse Haradinaj përleshet me Albinin, Albini e sos”.

“Nuk ka qenë pjesa kryesore e asaj çfarë kam folur. Por, nëse e keni fjalën për përmbajtjen e asaj që kam thënë unë nuk tërhiqem”, ka deklaruar Konjufca në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Deputeti opozitar megjithatë është shprehur kundër dhunës dhe grushteve në politikë duke deklaruar se politika është fusha e argumenteve dhe zhvillimit të koncepteve politike.

“Politika në përgjithësi nuk e ka natyrën që të tregohet dimensioni i grushteve. Karakterin politika e ka që është fusha e argumenteve dhe zhvillimit të koncepteve politike”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Visar Ymeri irinizon me deklaratën e Konjufcës për Haradinajn
Lexo po ashtu Visar Ymeri irinizon me deklaratën e Konjufcës për Haradinajn

Konjufca ka deklaruar se do të dihej fituesi nëse Haradinaj e Kurti përballen në koncepte politike.

“Nëse do të ndesheshin në këtë rrafsh dihet se kush do të fitonte”, ka deklaruar me tej Konjufca.

Duke folur për situatën politike në Kuvendin e Kosovës, Konjufca ka thënë se për pozitën është e obligueshme prezenca në parlament.

“Opozitës edhe i lejohet bojkoti sepse për nga numrat është pakicë në Kuvend. Prandaj duke mos pasur mundësi të parandaloj proceset që mendon se janë të dëmshme për vendin ndonjëherë i lejohet bojkotimi i Kuvendit”, deklaroi shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca./Telegrafi/



Në trend Lajme

Më shumë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Osmani në Zvicër takohet me presidentin e Malit të Zi - diskutojnë për rëndësinë e aleancave dhe koordinim mes dy shteteve

Osmani në Zvicër takohet me presidentin e Malit të Zi - diskutojnë për rëndësinë e aleancave dhe koordinim mes dy shteteve

Lajme
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe

Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe

Lajme
Kalo në kategori