LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti me fatalitet në Pejë, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e të dyshuarit

Aksidenti me fatalitet në Pejë, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e të dyshuarit

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për aksidentin me fatalitet që ka ndodhur në Pejë.

Sipas një njoftimi zyrtar, personi i kërkuar është Aaron Rexhaj, i  lindur më 5 maj 1999, në Paderborn të Gjermanisë.


Sipas Policisë, ai tani është me vendbanim në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë.

Në njoftim është thënë se Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, ka lëshuar edhe kërkesën për bashkëpunim me qytetarët.

Policia ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar për shkaktim të aksidentit me fatalitet në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327 që është numri i Drejtorisë Rajonale Pejë ose përmes e-mail adresës info@kosovopolice.com.