LAJMI I FUNDIT:

Nëse e dashura juaj feston këtë festë në tetor, ekziston shansi i madh që do t’ju tradhtojë

Nëse e dashura juaj feston këtë festë në tetor, ekziston shansi i madh që do t’ju tradhtojë

Mbani partneren tuaj nën kujdes gjatë fundit të muajit

Nata e shtrigave ngadalë po afrohet, mirëpo çiftet nuk do të duhej të frikësohen nga shpirtrat dhe përbindëshat, por nga rreziku i shtuar nga tradhtia dhe të ndihen posaçërisht seksi kur vishen pas tij.


Hulumtimi, të cilin e ka bërë sajti i kurorëshkelësve Victoria Milan, ka kërkuar nga 9.307 femra anëtare që të zbulojnë se si ndihen gjatë kësaj feste, ndërkaq përgjigjja e pjesës më të madhe të tyre ishte – të eksituara.

Një e treta madje ka shtuar që nata e shtrigave është pretekst i shkëlqyeshëm që të kenë “mbrëmje të lirë” dhe atëherë “mund të ndodhë çdo gjë”, transmeton Telegrafi.

Për shumicën e femrave kjo festë është rasti që të përjetojnë ndonjë fantazi të tyre nëpërmjet kostumit të cilin e bartin, ndërkaq partnerëve të tyre fare nuk u ndihmon fakti që e tërë mbrëmja është e mbështjellë me vello misteresh, intrigash dhe fantazish.

Kështu, ndërsa dëshira e saj për t’u dukur më seksi është njëra anë e medaljes, të mos kushtuarit vëmendje të opinionit tuaj, është ana tjetër.

Pra, meshkuj, kushtoni kujdes të veçantë partneres suaj më 31 tetor. /Telegrafi/