A e dini se në disa pjesë të botës njerëzit jetojnë më gjatë? Këto zona quhen zona blu. Ky emër u përdor për herë të parë nga autori Dan Buettner, i cili në hulumtimin e tij shënoi zona të tilla në hartë me qarqe blu
Banorët e zonave blu shpesh jetojnë deri në nëntëdhjetë, madje edhe njëqind vjeç. Përveç një jetëgjatësi të gjatë, ato karakterizohen edhe nga forma e mirë fizike, si dhe shëndeti mendor.
Disa nga këto zona janë ishulli Icaria në Greqi, Kalifornia në Shtetet e Bashkuara, Okinawa në Japoni, Gadishulli Nicoya në Kosta Rika dhe Sardenja në Itali.
Pas viteve të kërkimit në këto zona, Buettner arriti në përfundimin se të gjithë banorët kanë dy gjëra të përbashkëta: zakone të mira shëndetësore dhe përfshirje sociale.
Mëngjesi është i detyrueshëm
Trupi ynë ka nevojë për ujë për të filluar proceset e tij, kështu që një gotë ujë duhet të jetë gjëja e parë që merrni sapo të zgjoheni.
Ne marrim karburant me ushqim për të filluar ditën dhe vakti i mëngjesit duhet të jetë i bollshëm dhe i larmishëm.
Pini kafe ose çaj
Njerëzit në zonat blu pinë deri në tre filxhanë kafe në mëngjes. Me kalimin e ditës, ata kalojnë në çaj, dhe pas orës 5 të pasdites në verë. Përveç ndihmës në ruajtjen e peshës trupore, kafeja dhe çaji e pasurojnë trupin me lëndë ushqyese që ngadalësojnë plakjen dhe ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kronike.
Pirja e këtyre pijeve bëhet në shoqëri, e cila duket katartike dhe relaksuese.
Krijoni një rutinë të mëngjesit për të shmangur stresin
Njerëzit në zonat blu shkojnë në shtrat kur iu flihet dhe zgjohen pa ndonjë orë alarmi. Në këtë mënyrë ata shmangin stresin, i cili konsiderohet si një vrasës i heshtur dhe i bën dëme të konsiderueshme trupit tonë. Krijimi i një rutine të mëngjesit na ndihmon të jemi më të suksesshëm dhe efikas, dhe shumë njerëz të suksesshëm pohojnë se zgjohen para orës pesë të mëngjesit dhe nuk ndihen të stresuar.
Disa kërkime kanë treguar gjithashtu se njerëzit e mëngjesit jetojnë më gjatë se ata që e kanë zakon të qëndrojnë zgjuar deri vonë dhe të flenë deri në mëngjes.
Flini mjaftueshëm
Zogjtë e natës zakonisht nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm, duke pasur parasysh se një i rrituri ka nevojë për të paktën 6, dhe në mënyrë ideale 8 orë në ditë.
Fikni ekranet para gjumit, lejoni që drita natyrale e mëngjesit t’ju zgjojë dhe shmangni aktivitetin e tepërt fizik para gjumit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë