Nëse vëreni se dhëmbi juaj lëkundet, mund të jetë një simptomë e diabetit

Gjithnjë e më shumë njerëz po vuajnë nga diabeti dhe ky trend do të vazhdojë edhe në të ardhmen, thonë mjekët.

Kjo gjendje shëndetësore duhet mbajtur nën kontroll për të shmangur komplikime të mëdha.

Është shumë e rëndësishme të vihet re në kohë për të filluar trajtimin në kohë, transmeton Telegrafi.

Çrregullimet e metabolizmit të kockave janë të zakonshme te njerëzit me diabet, kështu që ato do të prekin rreth 50 për qind të pacientëve, kurse një studim kohët e fundit vërtetoi se një numër i madh i pacientëve me diabet dhe me osteoporozë do të përjetojnë humbje kockore në zgavrën e gojës.

Kjo shpesh do të ndodhë në kockën alveolare e cila është një nga tri llojet e indeve që mbështesin dhëmbët në kockën e nofullës ose në kockën mandibulare.

Ekspertët që realizuan studimin dhe rezultatet e të cilit u botuan në revistën Frontiers in Endocrinology paralajmërojnë se ndërsa kjo kockë prishet, dhëmbët dobësohen, fillojnë të lëkunden dhe përfundimisht bien.

Domethënë, dhëmbët bien në fazat e fundit të sëmundjes, por studiuesit theksojnë se disa ndryshime mund të vërehen në dhëmbë përpara se të zhvillohet diabeti.

Kushtojini vëmendje këtyre simptomave:

Edhe pse humbja e kockave shpesh shoqërohet me sëmundje në fazën e vonë ose me kontroll të dobët të diabetit, ekspertët thonë se ndryshimet në zgavrën me gojë shpesh mund të vërehen në një fazë të hershme.

Nëse vëreni se dhëmbët tuaj janë të cilësisë më të dobët, që thyhen apo lëkunden më shpesh, do të ishte mirë të kontrolloni nivelin e sheqerit. Gjithashtu, dhimbja gjatë ngrënies mund të jetë treguesi i parë i kësaj sëmundjeje.

Nëse kjo sëmundje zbulohet në kohë, ka një shans më të madh për të parandaluar komplikimet kronike. /Telegrafi/