LAJMI I FUNDIT:

Neptun mbërriti në Royal Mall me oferta madhështore

Neptun mbërriti në Royal Mall me oferta madhështore

Neptun, si rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë hapi dyqanin e tij të 10-të, në qendrën tregtare Royal Mall, Rruga B në Prishtinë.

Me një hapsirë prej 850m2, dyqani është një prej lokacioneve më atraktive në qendër, i kuruar në detaje për të siguruar një eksperiencë evropiane të blerjes, referuar mundësive të shumëta dhe ofertave befasuese dedikuar hapjes, të cilat vlejnë për datat 21 dhe 22 qershor.

“Jemi të ngazëllyer që po festojmë hapjen e dyqanit të 10-të të Neptun, një përkushtim ky i vazhdueshëm drejt një zgjerimi që nuk do ndaloj këtu dhe që do mbetet misioni ynë drejt përmbushjes së kërkesës së konsumatorit në nivelin e pritshmërive të tij. Dyqani Neptun në Royal është ideuar në atë formë që të ofrojë një mjedis që do do të zhysë konsumatorin në përvojën unike të blerjes, më mundësinë e përzgjedhjes së një shumëllojshmërie produktesh nga kategori të ndryshme nga brendet që flasin gjuhën e fundit të teknologjisë.

Konsumatorët e sotëm kërkojnë qasje në trendet e fundit inovative, të cilat pëmbushin nevojat ditore dhe ato më ekskluzive kundrejt një oferte racionale që mbështetet në kualitet, garanci të produktit dhe shërbim cilësor, vlera këto mbi të cilat ne thirremi dhe jemi autokritik për një përmirësim të vazhdueshëm. Për dy ditë rresht Neptun në Royal do mirëpresë konsumatorët me oferta madhështore dhe zbritje fantastike që i përgjigjen secilit buxhet duke ofruar dhe mundësinë e blerjes deri në 12 këste me 0%.”- deklaroi Kaltrina Hoxha , menaxhere marketingu në Neptun.

Neptun është zinxhiri i shitjes me pakicë me një linjë të gjërë të pajisjeve elektronike si: TV / audio / video, produkte dhe aksesorë të IT-së, smartphone , rrobalarëse, enëlarëse, frigoriferë, pajisje të vogla elektro-shtëpiake, pajisje të kujdesit personal, aparate për ftohje-ngrohje dhe produkte tjera të komunikimit.

Neptun Kosova tashmë numëron 10 dyqane në Kosovë si pjesë e grupit Balfin dhe degë e Neptun International.

Artikull i sponzorizuar