LAJMI I FUNDIT:

Neptun dhe Beko mbështesin Klinikën e Pediatrisë në QKUK dhe çerdhet e Prishtinës me pajisje për sterilizim

Neptun dhe Beko mbështesin Klinikën e Pediatrisë në QKUK dhe çerdhet e Prishtinës me pajisje për sterilizim

Neptun si rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë, vazhdon me projektet e përgjegjësisë sociale në mbeshtetje të komunitetit. Aksioni i fundit ishte në koordinim me Drejtorinë komunale të Arsimit në Prishtinë, SHSKUK dhe Beko, ku u dhuruan 12 pajisje sterilizuese për Klinikën e PediatrisëQKUK dhe 18 të tilla për çerdhet publike në Prishtinë. Këto pajisje do ju ndihmojnë për të përmirësuar cilësinë e shërbimit ndaj fëmijëve.

“Në kulturën korporative të grupit Balfin, projektet e ndërgjegjësimit dhe përgjegjshmërisë sociale janë praktika të integruara në modelin e operacioneve të biznesit në secilën kompani. Prandaj, jemi të përkushtuar që këto projekte ti çojmë përpara, duke ndërtuar ura bashkëpunimi me brendet partnere, të cilat besojnë në forcën e ndryshimit pozitiv që sjellin angazhimet shoqërore që në fokus kanë mirëqenien e komunitetit. Në një periudhë të brishtë si kjo e tanishmja, jemi të vetëdijshëm që kujdesi për shëndetin kryeson listën e prioriteteve, kështu që jo rastësisht zgjodhëm të bëjmë dhurimin e pajisjeve sterilizuese. Këto pajisje do lehtësojnë angazhimin për mbrojtjen e shëndetit të përgjithshëm dhe do përmirësojnë cilësinë e shërbimit. Subjektet që përfituan nga ky donacion janë Klinika e Pediatrisë në QKUK si dhe 18 çerdhe publike në Prishtinë. Përzgjedhja e tyre është bërë në koordinim me Drejtorinë komunale të Arsimit në Prishtinë si dhe SHSKUK”, deklaroi Kaltrina Hoxha, Drejtoreshë e Marketingut në Neptun.

Neptun është zinxhiri i shitjes me pakicë me një linjë të gjerë të pajisjeve elektronike si: TV / Audio / Video, produkte dhe aksesorë të IT-së, Smartphone , Rrobalarëse, Enëlarëse, Frigoriferë, pajisje të vogla elektro-shtëpiake, pajisje të kujdesit personal, aparate për ftohje-ngrohje dhe produkte tjera të komunikimit.

Neptun numëron 13 dyqane deri më tani, me planin e zgjerimit të mëtejmë në gjithë Kosovën. Neptun Kosova është pjesë e grupit Balfin dhe degë e Neptun International.

Artikull i sponzorizuar