LAJMI I FUNDIT:

Nëntëvjeçarja në Sri Lanka vdes pasi rrahet me shkop gjatë një rituali – nëna e saj mendonte se ajo ishte e poseduar nga djalli

Nëntëvjeçarja në Sri Lanka vdes pasi rrahet me shkop gjatë një rituali – nëna e saj mendonte se ajo ishte e poseduar nga djalli

Policia në Sri Lanka thotë se ka arrestuar dy persona në lidhje me vdekjen e një vajze nëntëvjeçare e cila u rrah vazhdimisht gjatë një rituali që ata besonin se do të largonin “një shpirt të lig”.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, dy të dyshuarat – gruaja që kryente ekzorcizmin dhe nëna e vajzës – u paraqitën në gjykatë të hënën për të dëgjuar akuzat mbi vdekjen e nëntëvjeçare, që ndodhi në Delgoda, një qytet i vogël rreth 40 kilometra në veri-lindje të kryeqytetit, Colombo.

Gjykata vendosi që të dyshuarat të mbahen të arrestuara deri më 12 mars.

Sipas zëdhënësit të policisë, Ajith Rohana, nëna besonte se vajza e saj ishte pushtuar nga një demon dhe e çoi atë në shtëpinë e ekzorcistes në mënyrë që të kryhej një ritual për ta larguar “shpirtin”.

Rohana tha se ekzorcistja së pari i vendosi vaj nëntëvjeçares dhe pastaj filloi ta godiste atë vazhdimisht me një shkop.

Kur vajza humbi ndjenjat, ajo u dërgua në një spital ku edhe vdiq.

Gruaja që kreu ritualin ishte e njohur në zonë për ofrimin e shërbimeve të tilla në muajt e fundit dhe policia po heton nëse edhe dikush tjetër ishte abuzuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori