LAJMI I FUNDIT:

Nëntëvjeçari gjen 5,000 dollarë në veturën e blerë – pronarët e vjetër të automjetit e shpërblyen djaloshin fatlum

Nëntëvjeçari gjen 5,000 dollarë në veturën e blerë – pronarët e vjetër të automjetit e shpërblyen djaloshin fatlum

Një djalë nëntëvjeçar nga Indiana duke pastruar makinën SUV që familja e tij e bleu në shtator bëri një ‘zbulim’ që babai i tij e kishte të vështirë ta besonte – ai gjeti 5,000 dollarë para në dorë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja kishte ndodhur në qytetin Plainfield, ku Landon Melvin, po e pastronte makinën “Chevrolet Suburban” derisa gjeti një zarf nën tepih.


Nëntëvjeçari i tregoi babait të tij, Michael Melvin, për gjetjen e parave në automjet, të cilin familja e kishte blerë në shtator të vitit 2020, por babai i tij e kishte të vështirë ta besonte se historia ishte e vërtetë.

Familja Melvins kontaktoi pronarët e mëparshëm të makinës SUV, e cila ishte një familje nga Karolina e Jugut. Familja i tha atyre se ata e kishin vozitur makinën Suburban në Florida për një shëtitje në vitin 2019 dhe kishin vendosur gabimisht zarfin e parave gjatë udhëtimit.

Me këtë rast, ata insistuan që Landon Melvin të mbante 1,000 dollarë të parave.

“Paratë i kam lart në dhomën time. Unë thjesht kam menduar për të gjitha gjërat që mund të blija”, tha nëntëvjeçari. /Telegrafi/