LAJMI I FUNDIT:

Nëntë ushtrime të cilat janë shumë më të mira se ato galiç për formësimin e vitheve (Video)

Nëntë ushtrime të cilat janë shumë më të mira se ato galiç për formësimin e vitheve (Video)

Nëse keni vendosur që patjetër të formësoni vithet tuaja, këto janë disa nga ushtrimet të cilat janë shumë më të mira se ushtrimet klasike galiç.

Secilën nga këto ushtrime duhet t’i bëni 45 sekonda deri në një minutë për secilën anë dhe të përsërisni rrethin e këtyre ushtrimeve tri herë në mënyrë që të hetoni që muskujt tuaj vërtet punojnë, transmeton Telegrafi.


Ura me njërën këmbë është ushtrimi i parë i cili do të ngrohë muskujt e gluteusit dhe të këmbëve, por edhe të stomakut.

“Pozita hidrant” është paksa qesharake, mirëpo shumë efektive për tendosjen e muskujve. Ushtrimi në të cilin me këmbë “vizatojmë ylberin” do të skalitë muskujt e gluteusit.

Hapi i përdredhur është kombinimi i ushtrimeve të popullarizuara galiç dhe i hapit, vetëm që i është shtuar edhe shkelmimi i cili edhe më shumë i tendos muskujt.

Vetëm galiç me thembër të ngritur do të bëjë ngarkesë më të madhe në njërën këmbë, prandaj pas ndërrimit në këmbën tjetër i aktivizoni muskujt e gjithë këmbëve, jo vetëm të gluteusit.

Rezistenca është ushtrimi për gjithë trupin, mirëpo nëse ngrini njërën këmbë, pastaj tjetrën, këto ushtrime edhe më shumë do të formësojnë vithet tuaja.

Ngritja e vdekur me një këmbë është kombinimi i dy ushtrimeve të njohura, por që e bëni me peshën vetjake, prandaj ky ushtrim është i shkëlqyeshëm edhe për luhatje nëse nuk mundeni të prekni dyshemenë me duar kur kërruseni.

Vetëm ushtrimi galiç me ngritjen alternative të thembrës është edhe një kombinim interesant i cili ushtrimin monoton e shndërron në argëtim.

Rezultate të shkëlqyeshme mund të arrini edhe me ushtrimet klasike galiç, mirëpo besojmë që edhe ato në fund t’u duken interesante.

Këto ushtrime të ndryshme përsërisni në intervalin prej 45 sekondash deri në një minutë për secilën anë në tri seri. Rezultatet do t’ju kënaqin edhe juve edhe ata të cilët do t’ju shohin. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Kërshëri
Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?

Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori