eksperti ad

Krahasuar me ditët e kaluara, arrestimi i qytetarëve që kanë shkelur vendimet e marra si parandalim i përhapjes së pandemisë COVID-19, gjatë së dielës ka rënë dukshëm.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar vetëm nëntë persona.


Katër persona u arrestuan në Prizren, tre në Prishtinë, dy në Gjilan kurse në komunat tjera nuk pati të arrestuar.

Rastet e plota sipas raportit të policisë:Fsh. Trudë, Prishtinë 26.04.2020-02:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rr. Pejës, Prishtinë 26.04.2020-23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e Qeverisë. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë. Gjilan 27.04.2020-00:30. Janë takuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregulltë. Rr. Ekrem Rexha, Prizren 26.04.2020 - 12:32. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rr. Ekrem Rexha, Prizren 26.04.2020 - 12:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Suharekë, Prizren 26.04.2020 - 15:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Suharekë, Prizren 26.04.2020 - 15:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullte. /Telegrafi/