LAJMI I FUNDIT:

Qeveria dhe UNOPS me memorandum për regjistrimin e popullsisë 2021

Qeveria dhe UNOPS me memorandum për regjistrimin e popullsisë 2021

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi në mes të Qeverisë së Kosovës dhe zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve – UNOPS, për Regjistrimin e Popullsisë, Banesave dhe Ekonomive Familjare në Kosovë, projekt ky që pritet të nisë në vitin 2021. Projektin e implementon Agjencia e Statistikave e Kosovës-ASK.

Sipas njoftimit për media, zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thënë se ky proces është me rëndësi kapitale, dhe se siç tha ai, duhet angazhim i të gjithëve që të realizohet me profesionalizëm të lartë sipas standardeve ndërkombëtare që të jetë kredibil si në aspektin nacional po ashtu edhe në atë ndërkombëtar.


“Sipas memorandumit të nënshkruar, Agjencia e Statistikave të Kosovës si bartës i projektit do ta zbatojë projektin në bashkëpunim të ngushtë me UNOPS-in, i cili do të menaxhojë me fondin e krijuar për mbulimin e shpenzimeve të aktiviteteve të projektit. Fondi do të menaxhohet si program, gjegjësisht Multi Partner Fund, në të cilin, krahas Qeverisë së Kosovës, do të bashkohen edhe partnerë dhe donatorë të tjerë potencial ndërkombëtarë, siç janë: Zyra e BE-së, Swiss Development Cooperation, Qeveria e Gjermanisë, Qeveria e Suedisë – SIDA, Qeveria e Norvegjisë, Luksemburgut, Danimarkës, si dhe përfaqësitë e qeverive tjera dhe donatorët tjerë në Kosovë”, ka thënë Hoxhaj.

Ndër të tjera Hoxhaj tha se projekti do të qeveriset përmes Bordit të Projektit, gjegjësisht Komitetit Drejtues, anëtarë të të cilit siç theksoi ai, do të ishin të gjithë pjesëmarrësit në fond.

“Qeveria e Kosovës do të financojë 40% të projektit dhe partnerët dhe donatorët ndërkombëtarë 60%. Zyra ime në bashkëpunim të ngushtë me ASK dhe UNOPS-in do të bëjnë përpjekje të përbashkëta për sigurimin e mjeteve të nevojshme për implementimin e suksesshëm dhe pa pengesa të projektit”, ka përfunduar Hoxhaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori