LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja “Praktikë në Punë”, me praktikantët dhe kompanitë përfituese

Nënshkruhet marrëveshja “Praktikë në Punë”, me praktikantët dhe kompanitë përfituese

Është nënshkruar sot marrëveshja për Programin e Praktikës në Punë (PNP) në mes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kompanive që përfitojnë nga ky program dhe praktikantët të konsideruar si të papunë.

Ky program implementohet në kuadër të Programeve Aktive të Tregut të Punës 2 të UNDP-së, Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë.


Implementimi i këtij projekti do t’iu mundëson punëkërkuesve të cilët kanë diplomuar brenda periudhës 24 muajshe në institucionet e arsimit të lartë, të ndjekin një praktikë 3 mujore në ndërmarrjet e sektorit privat me qëllim të përkrahjes së aftësimit dhe praktikës në punë, por edhe një punësimi më afatgjatë dhe më të qëndrueshëm në Kosovë.

Ministri i Punës Skender Reçica, ka falënderuar akterët që kanë mbështetur dhe përkrahur projektin në fjalë dhe ka bërë të ditur për të pranishmit se lansimi i këtij programi sot përfshin 200 persona të diplomuar por të papunë, ku pas praktikës që ata do ta bëjnë, mundësitë do të jenë të mëdha që ata të mbesin në punë.

“Sot është lajm i mirë për të rinjët e Kosovës që presin të përfitojnë nga ky projekt, sepse ky program ka për qëllim zgjerimin e mundësive për të krijuar vende të reja pune për të rinjët”, ka thënë Reçica.

Programin e praktikës në punë e mbështetën dhe e përkrahën edhe ministri i MTI-së Bajram Hasani dhe zëvendës/përfaqësuesja e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP në Kosovë Alessandra Roccasalvo të cilët u zotuan se me bashkëpunim të ndërsjellët do vazhdohet edhe me tutje me programe tjera të cilat do ta ndihmojnë papunësinë në Kosovë.

Në fund u ndan edhe mirënjohje për ato kompani dhe praktikantët të cilët në vazhdimësi kishin treguar suksese dhe korrektësi gjatë implementimit të projektit. /Telegrafi/