Pas afër 5 viteve të negociatave mes Shoqatës për Menaxhimin Kolektiv të të Drejtave APIK dhe mediave, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është nënshkruar sot marrëveshja për tarifat e përgjithshme që duhet të paguajnë mediet, përkatësisht televizionet dhe radiot, për shfrytëzimin e muzikës si lëndë e mbrojtur me të drejtat e autorit.
Katër kanalet e Radio Televizionit të Kosovës do të paguaj shumën vjetore prej 30 mijë euro tarifë të përgjithshme për të pasur të drejtë të shfrytëzojë muzikën për transmetim.
Televizionet me frekuencë kombëtare do të paguajnë nga 6000 euro në vit tarifë, televizionet regjionale 1200 euro tarifë vjetore, TV-të lokale 600 euro, kanalet kabllore muzikore 2400 euro, kanalet tjera kabllore 1800 euro, radiot nacionale 3600 euro, ato regjionale 720 euro, radiot lokale 480 euro, TV-të dhe radiot me fuqi të ulët do të paguajnë 240, respektivisht 180 euro.
Në bazë të marrëveshjes, këto shuma do t’i paguhen shoqatës APIK, e cila përfaqëson repertorin vendor dhe të huaj i cili shfrytëzohet në territorin e Republikës së Kosovës. Mediat obligohen që të aplikojnë për marrjen e lejes në shoqatë. Materialet mund të shfrytëzohen vetëm në bazë të licencës për transmetim të cilët ato i posedojnë nga Komisioni i Pavarur për Media. Çdo tejkalim i kompetencës apo transmetim jashtë licencës do të jetë subjekt i shkeljes së të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta.
Ministri Kujtim Gashi tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje po krijohet një sistem i ri edhe për autorët e këngëve edhe për producentët e tyre.
“Nënshkrimi i marrëveshjes për Tarifat e Përgjithshme për shumat e kompensimit që duhet të paguajnë mediat, përkatësisht televizionet dhe radiot, për shfrytëzimin e muzikës si lëndë e mbrojtur me të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta, është hap historik për vendin në kuadër të krijimit të një sistemi funksional të së drejtës së autorit, ku autorët, producentët dhe performuesit në bazë të kësaj marrëveshje do të kompensohen për shfrytëzimin e veprave të tyre nga ana e mediave”, ka thënë ministri Gashi.
Ministri e ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes dhe e konsideroi jashtëzakonisht të rëndësishme pasur parasysh rëndësinë e mbrojtjes së kreativitet dhe kompensimin e autorëve për punë e tyre që që bëjnë.
“Unë si Ministër, nga fillimi i mandatit kam takuar përfaqësuesit e Shoqatave dhe kam kërkuar që sa më parë të arrihen marrëveshje për tarifat e përgjithshme për shfrytëzimin e të drejtës së autorit, dhe sot e përshëndes arritjen e kësaj marrëveshje për fushën e muzikës dhe kërkoj që të vazhdohet me arritjen e marrëveshjeve për tarifat e përgjithshme me shfrytëzues tjerë të drejtave të autorit”, u shpreh ndër të tjera ministri.
Florent Boshnjaku, nga Shoqata për Menaxhimin Kolektiv të të Drejtave të Autorit, shprehu bindjen se marrëveshja do të ndikojë në zhvillimin e tregut muzikor.
“Mendoj se është dite e madhe për gjithë vendin, sepse nga sot të gjithë jemi palë përfituese të këtij procesi edhe mediumet të cilat e kanë dhënë energjinë e vet dhe mediumet të cilat në baza ditore ndihmojnë që puna e artistëve, krijuesve interpretivë, producentëve, të shfaqet, pra është një interes i përgjithshëm i dyanshëm. Mendoj që fillimi i këtij procesi do të hap shumë rrugë të tregut muzikor për zhvillimin e mediumeve që të krijohet një sistem sa më i mirë dhe më profesional i punës të cilën në e bëjmë”, ka thënë Boshnjaku.
Ndërkaq, Fazli Veliu, përfaqësues i Institutit të Mediave të Kosovës, tha se shpreson që mediat do ta respektojnë marrëveshjen. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City
“Kriminell”, kënga më e re nga Donna Dafi
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku “godet” Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan – gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan
"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre