Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Safet Kamberi dhe përfaqësuesja e përhershme e Programit të Kombeve të Bashkuara për zhvillim UNDP, Alessandra Roccasalvo, nënshkruan sot marrëveshjen për implementimin e skemës së Internship-it, në kuadër të ‘Programit për Tregun Aktiv të Punës 2’.
Sipas marrëveshjes MPMS do të ofrojë asistencë për financimin e mëtutjeshëm të programit për të rritur burimet e disponueshme për ‘Programin e Tregut Aktiv të Punës 2’.
Me këtë parashihet që MPMS do të vë në dispozicion 35 mijë euro, ndërsa pagesat apo kontributet do të paguhen përpara zbatimit të aktiviteteve te planifikuara.
Këtu përfshihet edhe ndarja e kontributeve për programet dhe aktivitete që kanë të bëjnë me tregun e punës.
Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, Kamberi tha se bashkëpunimi me UNDP-në do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke pasur parasysh se ky partneritet është dëshmuar i suksesshëm dhe frytdhënës në shumë projekte të përbashkëta, si: subvencionimi i pagave, praktikës në punë, si dhe granteve të vetëpunësimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Karnavali Golden Eagle bashkon artistët më të mirë shqiptarë
Biznesi po merr teposhtën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë