LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja me KRU-të për pagesën e borxhit 1.5 milion euro

Nënshkruhet marrëveshja me KRU-të për pagesën e borxhit 1.5 milion euro

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim kryeshefat ekzekutivë të kompanive rajonale të ujësjellësve, “Prishtina”, “Ibër Lepenci”, “Bifurkacioni”, “Hidromorava”, “Gjakova”, “Hidroregjioni Jugor”, dhe “Hidrodrini”, me të cilët ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi për pagesën e taksës ujore.

Sipas këtyre marrëveshjeve, kompanitë rajonale të ujësjellësit (KRU) në aftat prej 5 vitesh do të paguajnë borxhin e vjetër 10 vjet që kanë ndaj MMPH-së prej 1.585.654.370 euro duke filluar nga ky muaj me 20 për qind, për të vazhduar edhe katër vite të tjera, me nga 20 për qind të pagesës.


Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumeve, Matoshi, deklaroi se qëllimi i këtyre Marrëveshjeve është programimi dhe shlyerja e borxhit të akumuluar prej vitit 2007 – 2017 nga këto kompani.

Ai deklaroi se kompanitë rajonale të ujësjellësit (KRU) nuk mund të pajisen me leje ujore nga MMPH-ja në rast të mos pagesës prej 20 për qind të borxhit në muajin shtator.

Ndërsa, kryeshefi i KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka thënë se është lajm i mirë fillimi i pagesës së taksës, derisa ka shtuar se mos pagimi i borxhit nuk do të përsëritet.