Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa dhe Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj sot e nënshkruan kontratën kolektive
Kontrata kolektive ka rëndësi të veçantë për Telekomin e Kosovës, pasi që krijon përgjegjësi më të madhe në mesin e punonjësve, zhvillon ndjenjën e respektit dhe përgjegjësisë, nxitë ndjenjën e sigurisë, ngrit moralin dhe produktivitetin e tyre si dhe ndihmon në zgjidhjen e drejtë të mosmarrëveshjeve të mundshme.
Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës Agron Mustafa theksoi se nënshkrimi i kësaj kontrate përmbyllë një proces të nisur që nga viti 2010.
“Kjo kontratë qartëson dhe plotëson marrëdhëniet korrekte mes menaxhmentit dhe punonjësve, duke dëshmuar se Telekomi i Kosovës, përveç të bërit biznes, gjithashtu kujdeset edhe për raportin me punonjësit e vet”, deklaroi Agron Mustafa, Drejtor Menaxhues i Telekomit të Kosovës.
Me nënshkrimin e kësaj kontrate, do të jetë më e lehtë edhe për menaxhmentin që të zgjidhë çështjet në nivelin e bisedimeve, pasi që hapet edhe një kanal shtesë komunikimi, duke ngritur pjesëmarrjen e punonjësve në vendimmarrje.
Kryetari i Sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj tha se Drejtori Menaxhues Agron Mustafa ka pasur qasje shumë pozitive dhe konstruktive në lidhje me këtë çështje që nga dita e parë e fillimi të punës.
“Asnjëri nga ish-kryeshefat e kompanisë nuk ka qenë i gatshëm të nënshkruaj këtë kontratë, ndërkaq sot synimi ynë po realizohet falë gatishmërisë së kryeshefit aktual dhe për këtë i jam shumë mirënjohës në emër të të gjithë punëtorëve të Telekomit të Kosovë. Kjo kontratë kolektive është harmonizuar nga të dy palët e përfshira, në përputhje me kontratën nacionale dhe inkurajoj të gjithë punonjësit që të vazhdojnë me punën dhe përkushtimin e tyre drejt arritjeve të reja”, pohoi Lamih Balaj.
Përveç rëndësisë që kontrata kolektive ka për Telekomin e Kosovës dhe punonjësit e saj, ajo gjithashtu është e rëndësishme për shoqërinë në përgjithësi, pasi që krijon një klimë të favorshme, e cila ndihmon në përpjekjet e përgjithshme të vendit për zhvillim ekonomik e social. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit