Gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale është shpërndarë një postim nga një profil Facebook-u ku njoftohej nxjerrja në shitje e dy fëmijëve.

Bëhet fjalë për një zonjë me inicialet E.R, të cilën Albeu.com e kontaktoi duke marrë në konsideratë peshën e ngjarjes.

Ajo mohon të ketë lidhje me postimin në fjalë duke theksuar se dyshon se është një kurth nga ish-bashkëshorti, i cili e ka dhunuar në mënyrë sistematike deri sa janë ndarë.

Nëna nga Fieri nxjerr në shitje fëmijët: Po s’u shitën urgjent do t'i vras (Foto) Nëna nga Fieri nxjerr në shitje fëmijët: Po s’u shitën urgjent do t'i vras (Foto)

Duke folur për Albeu.com, nëna me inicialet E.R tregon se më pas ka marrë miratimin e ish-bashkëshortit për të lëvizur me fëmijët për në Greqi në prani të noteres (shiko dokumentin).

Albeu.com disponon të gjitha dokumentet e procesit të ndarjes së çiftit të fjalë si edhe marrëveshjen për lejimin e E.R për të dalë nga Shqipëria me fëmijët.

E.R dëshmon gjithashtu se është rrahur në mënyrë sistematike nga ish-bashkëshorti E.D dhe për këtë ka në dispozicion edhe prova siç është Urdhri i Mbrojtjes nga Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë (shiko foton).

Në fotot e dërguara prej E.R shihet edhe dhuna çnjerëzore e ushtruar nga bashkëshorti ndaj saj. /albeu.com/