LAJMI I FUNDIT:

Nëna llapjane lindi katërnjak, kryetari Bulliqi premton mbështetje financiare për familjen dhe asistente për kujdes ndaj fëmijëve

Nëna llapjane lindi katërnjak, kryetari Bulliqi premton mbështetje financiare për familjen dhe asistente për kujdes ndaj fëmijëve

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka premtuar mbështetje financiare për familjen dhe një asistente për kujdesin ndaj fëmijëve për nënën llapjane që ka lindur katërnjakë.

Bulliqi, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur lajm të mrekullueshëm lindjen e katërnjakëve nga një nënë e re në QKUK.


“Ky është një bekim i madh për familjen e gëzim për mbarë shoqërinë”, ka shkruar Bulliqi, transmeton Telegrafi,

Bulliqi ka thënë se nëna dhe fëmijët janë shumë mirë me shëndet dhe po e marrin shpejt vetën.

Një nënë nga Podujeva lind katërnjakë - tre djem dhe një vajzë
Lexo po ashtu Një nënë nga Podujeva lind katërnjakë - tre djem dhe një vajzë

“I uroj nga zemra Diellzën dhe Agronin për lindjen e fëmijëve, duke ju dëshiruar jetë të gjatë, të shëndetshme dhe të lumtur së bashku”.

“Si institucione komunale do të ofrojmë mbështetje financiare për familjen, si dhe do të sigurojmë një asistente për nënën për kujdesin ndaj fëmijëve”, ka shkruar Bulliqi.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në Klinikën Obstetrike – Gjinekologjike, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, një nënë nga Podujeva ka lindur katërnjakë.

Bëhet e ditur se nëna me inicialet D. S., 26 vjeçare, ka lindur me operacion, në kujdes shëndetësor të mjekëve, mamive dhe infermierëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori