Në një dyqan në Vietnam, kamerat e sigurisë e kanë regjistruar ngjarjen shokante, që e tregon nënën duke i dhënë instruksionet djalit, se si duhet vjedhur.

Gruaja me helmetë të motoçikletës në kokë, e urdhëron fëmijën që të hyjë prapa banakut, në një shitore ku shiten pajisje të ndryshme elektrike.


Në momentin që djaloshi shikon nëpër syza, ajo bën roje nga shitësja dhe një grua tjetër që ndodhen me shpinë të kthyer, transmeton Telegrafi.

Me të marrë një telefon të zgjuar, ata janë larguar me motoçikletë në drejtim të panjohur.

Policia ka nisur hetime, për këtë grua që e detyroi të miturin kryejë vjedhje. /Telegrafi/