LAJMI I FUNDIT:

Nëna i heq fëmijën priftit rus nga duart, për pak se nuk e pësoi me jetë në ditën e pagëzimit

Nëna i heq fëmijën priftit rus nga duart, për pak se nuk e pësoi me jetë në ditën e pagëzimit

Një prift ortodoks rus është njeriu më i urryer në rrjetet sociale. “Njeriu i zotit” i njohur me emrin Photios në kishën e qytetit Gatchina, rreth 40 kilometra larg Shën Petersburgut, është bërë protagonist i një pagëzimi që për pak mund të kishte shkaktuar vdekjen e një vogëlushi. Ka qenë nëna e fëmijës që ka shmangur tragjedinë.

Prifti Vasily Necheporenko, i cili shërben te kjo kishë e vogël mori fëmijën rreth 1 vjeç për ta pagëzuar në legenin me ujë të bekuar. Sipas traditës ortodokse ruse, një fëmijë duhet të zhyten tre herë në ujë të shenjtë në mënyrë që të pagëzohet.

Veprimi nuk është pëlqyer shumë nga fëmija, i cili ka nisur të qajë. Kjo ka ngjallur zemërim te prifti, i cili e ka zhytur edhe shumë herë të tjera, në mënyrë që fëmija të pushojë së qari.

Por, as kjo metodë nuk ka mjaftuar, me priftin që ka nisur të përdorë edhe forcën. Në atë moment  është dashur ndërhyrja e nënës së fëmijës për të ndalur veprimin e çuditshëm të priftit, që e ka komentuar veprimin si diçka normale.

“Foshnja nuk mbytej dhe nuk e goditi kokën në legen. Kam 26 vjet shërbim në kishë dhe gjithmonë përpiqem të bëj pagëzimin në atë mënyrë.”-tha Necheporenko.

Nëna e vogëlushit, Anastasia Alekseyeva u tha mediave ruse se atmosfera ishte e tensionuar që nga fillimi. Prifti veproi kështu, pasi ajo nuk i dinte lutjet.

“Pas zhytjes së parë, kuptova që foshnja po mbytej. Unë fillova ta tërheq nga krahët e priftit”, shpjegoi gruaja, duke shtuar se vogëlushja ishte keqtrajtuar gjatë ceremonisë.

Si veprim normal është komentuar edhe Administrata e Kishës në Gatchina, që tha se pavarësisht se pamjet janë bërë virale, nuk ka asnjë ankesë zyrtare kundrejt priftit dhe për këtë nuk kanë të drejtë të marrin masa kundrejt tij.

Kjo nuk është hera e parë që rituali i pagëzimit bëhet viral në internet, kryesisht nga vendet e krishtera ortodokse, si Gjeorgjia dhe Qipro. Vitin e kaluar, një prift në rajonin jugor të Stavropolit të Rusisë u ndëshkua me një pezullim gjashtëmujor, për një veprim të ngjashëm me videon më poshtë. /oranews/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori