LAJMI I FUNDIT:

Nëna e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradë: Ishte refugjate në Kosovë, e prisnim të vinte në shtëpi në muajin mars

Nëna e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradë: Ishte refugjate në Kosovë, e prisnim të vinte në shtëpi në muajin mars

Natasha Kozij, nëna e 23-vjeçares, e cila u gjend e vdekur në skaj të rrugës në autostradën “Arben Xhaferi”, ka thënë se vajza e saj kishte ardhur në Kosovë, si refugjate për shkak të luftës në Ukrainë.

Në një bisedë për Telegrafin, ajo ka theksuar se Olena kishte aplikuar edhe për dokumente të shtetësisë së Kosovës.


“Vajza ime ishte në Kosovë sepse ka luftë në Ukrainë. Ajo ishte atje si refugjate dhe aplikoi për shtetësi. Ajo ka marrë të gjitha dokumentet për të jetuar ligjërisht në Kosovë”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse gjatë komunikimit me të bijën ka kuptuar ndonjë shqetësim, ajo tha se ajo kishte humor të mirë dhe se nuk ka pasur probleme me askënd.

Nëna e ukrainases dyshon se vajza e saj është vrarë - nga Prokuroria e Ferizajt thonë se po presin raportin e autopsisë
Lexo po ashtu Nëna e ukrainases dyshon se vajza e saj është vrarë - nga Prokuroria e Ferizajt thonë se po presin raportin e autopsisë

Madje, thekson se në mars do të kthehej në Ukrainë.

“Vajza ime nuk kishte fare probleme. Ajo do të kthehej në shtëpi në mars 2024. E prisnim në shtëpi. Fatkeqësisht, nuk e prita”, u shpreh Kozij.

Mediat lokale ukrainase shkruajnë se familja Kozij iu desh të mblidhte fonde për ta kthyer trupin e vajzës në shtëpi.

Trupi i pajetë i 23-vjeçares ishte dërguar në Ukrainë, derisa më 9 mars, ajo është varrosur në fshatin Chervona Sloboda në rajonin Cherkasy. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori