LAJMI I FUNDIT:

Nëna e sulmuar fizikisht, Metaj: Ish-bashkëshorti më godiste në sy të dy djemve

Nëna e sulmuar fizikisht, Metaj: Ish-bashkëshorti më godiste në sy të dy djemve

Adiola Metaj, një grua e cila ka përjetuar vetë dhunën në familje solli në emisionin “Now” një dëshmi të fortë.

Nëna e dy fëmijëve, 8 dhe 4 vjeç thotë se ish-bashkëshorti sulmonte fizikisht në sy të dy djemve të mitur.


“Isha një grua e sulmuar. Para një viti kam bërë divorcin. Nuk e pranoi dhe ka përfunduar çdo gjë në polici. 10-vjet dhunë psikologjike dhe më dhunonte në sytë e dy djemve të mi. Fëmija është qenia më e pafajshme dhe nuk duhet të përjetojnë skena të tilla”, tha Metaj.

Ajo tregoi se shkak e dhunës ishte mendësia partiarkale e ish-bashkëshortit dhe shton se edhe vetë ai një ditë do ta falënderoj për divorcin.

Momentin kur vendosi që t’i jepte fund martesës thotë se ka qenë kur ish-bashkëshorti e ka dhunuar në sy të djalit të madh.

“Mbaj mend një skenë ka qenë duke qenë se jam me profesion mësuese, i kisha bërë djalit të madh disa teste dhe kur shikonte që unë rrihesha barbarisht në sytë e tij, nuk ndjeja dhimbje fizike por më dhimbje shikimi i tij që i dilnin lotët dhe nuk dinte se çfarë të bënte. Aty arrita fundit dhe vendosa t’i jap fund”, tregoi ajo.

E rritur jetime, ajo thotë se vendosi t’ia lërë kujdestarinë e dy fëmijëve burrit nisur edhe nga pamundësia ekonomike. /Euronews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori