LAJMI I FUNDIT:

Nëna e pyet djalin e saj se çfarë mësoi në kopshtin e fëmijëve, shikoni përgjigjen gazmore të vogëlushit

Nëna e pyet djalin e saj se çfarë mësoi në kopshtin e fëmijëve, shikoni përgjigjen gazmore të vogëlushit

Shpesh thuhet se fëmijët mësojnë gjëra të reja pa e kuptuar as prindërit e tyre. Kjo është arsyeja pse nëna, Nicola Law u befasua shumë kur i vogli i saj i tregoi një gjest të ri gazmor që mësoi në kopshtin e fëmijëve.

Pasi e ushqeu djalin e saj njëvjeçar, Law e pyeti se çfarë kishte bërë në çerdhe atë ditë. Por, ajo nuk e priste përgjigjen që mori.

Wilf ishte më se i lumtur për të treguar gjestin e ri të tundjes së gishtave që ai ka mësuar të përdorë sa herë që njerëzit bëjnë ose thonë diçka të keqe.


Zakonisht Wilf vinte në shtëpi dhe mburrej se zotëronte një fjalë të re ose tregonte vizatimet e jashtëzakonshme, por jo edhe këtë herë.

@covebaby Pov You’re only a one year old…but you’re very honest. #baby #littlebrother #weaning #nurserylife #toddlersoftiktok #toddlermom ♬ original sound – Cove Baby

Law i tha Newsweek se ajo nuk mund të ndalonte së qeshuri kur djali i saj filloi të tundte gishtin drejt saj.

Ajo u mahnit nga ky gjest. Ajo pyeste veten nëse mësuesit duhet t’i tundnin gishtat Wilf-it shumë gjatë ditës, kështu që e pyeti nëse ai ishte “një djalë i mirë në shkollë”. Ai u përgjigj me vendosmëri, “Jo”.

“Wilf ka një sens të shkëlqyeshëm humori dhe është shumë i zgjuar. Megjithatë kur i kërkoj të bëjë diçka, ai qesh dhe bën të kundërtën”, vuri në dukje ajo. Sa herë që Law bën një gabim, Wilf tund shpejt gishtin.

Ndryshe, videoja është parë më shumë se 3.8 milionë herë ndërsa mbi 1500 njerëz kanë komentuar pamjet. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Fun
Vajza

Vajza "Hawk Tuah" ia shpjegon gjyshes kuptimin e shprehjes virale

Fun
Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Fun
Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Interesante
Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Fun
Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Fun
Kalo në kategori