LAJMI I FUNDIT:

Nëna e pakujdesshme, fëmijët ikin nga shtëpia (Video)

Nëna e pakujdesshme, fëmijët ikin nga shtëpia (Video)

Tre fëmijët e mitur të familjes Kamberi në fshatin Pantinë të Vushtrrisë, për dy ditë radhazi, qëndruan jashtë shtëpisë së tyre, raporton KTV.

E vetëm pasi nëna e tyre lajmëroi policinë për humbjen e tyre, policia arriti t’i gjejë ata në një vend të braktisur tash e një kohë.


Pas intervistimit të fëmijëve dhe nënës, policia i solli ata në shtëpi. Mirëpo, nëna e fëmijëve nuk pranoi të japë sqarime para kamerës se çka i shtyri fëmijët të largohen nga shtëpia.

E për policinë ky rast vazhdon të jetë nën hetime, përkundër faktit se fëmijët u gjetën.

Ndonëse fëmijët shiheshin se kishin lëndime të vogla në trup, punëtorët e Qendrës Sociale në Vushtrri thanë se fëmijët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore, por ata tashmë janë referuar nga mjeku për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Ndërsa banorët e fshatit Pantinë, prapa kamerës, theksuan se kjo nuk është hera e parë që fëmijët largohen nga nëna, kjo për shkak të, siç theksuan ata, pakujdesisë së nënës.