Një 38 – vjeçare, nënë e 2 fëmijëve është dënuar me 15 vite heqje lirie, pasi kreu marrëdhënie seksuale me dy djem adoleshentë verën e shkuar.

Brooke Lajines, nga Lima Township, Michigan u dënua nga 4 vjet, 9 muaj në 15 vjet burg për krimet që kreu ndaj adoleshentëve, të cilët në atë kohë ishin të moshës 14 dhe 15 vjeç.


Lajines u shpall fajtore për të paktën 4 akuza të ngritur kundër saj.

Nëna e një prej viktimave rrëfeu të gjitha përpjekjet që kishte bërë gruaja për të takuar djalin e saj të mitur, ndërsa u shpreh se ai kishte pësuar dëmtime të rënda nga abuzimi.

2 46

“E ndërgjegjshme bëre tentativa në disa raste për t’u takuar me tim bir, dilje fshehurazi nga shtëpia jote, lije bashkëshortin dhe fëmijët e tu në shtëpi vetëm dhe udhëtoje deri tek banesa e djalit tim, të kryeje një krim e më pas të largoheshe. A u shqetësove ndonjëherë për dëmin që i bërë tim biri?” e pyeti ajo të pandehurën në sallë të gjyqit.

Sipas “New York Post”, vetë Lajines mësohet se u shpreh e penduar për veprimet e saj, transmeton tvklan.

“Ky ka qenë gabimi më i madh i jetës time. Familja ime është gjithçka për mua dhe i kam shkaktuar një dhimbje të madhe me këto veprime”.