LAJMI I FUNDIT:

“Nëna dorëzoi lirinë në jetën e saj, për të më dhënë të gjithë lirinë e mundshme si një qenie njerëzore”

“Nëna dorëzoi lirinë në jetën e saj, për të më dhënë të gjithë lirinë e mundshme si një qenie njerëzore”
Ismail Kadare

Prestigjiozja amerikane “New York Times”, i ka kushtuar një artikull interesant librit “Kukulla” të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili pas pesë vitesh të botimit u përkthye në gjuhën angleze këtë vit nga John Hodgson. Artikulli është si më poshtë:

Detyrimi për të udhëtuar drejt shtëpisë, i nxitur nga vdekja e një prindi, është një nënzhanër i kujtimeve të udhëhequra nga vetë-simpatia e kuptueshme, nëse jo gjithmonë e mjaftueshme për krijimin e letërsisë së mirë.


Më e mira në natyrë mbështetet jo vetëm në kujtimet e pluhurosura, por dhe në ndjekjen e një informacioni të ri: një pjesë e kujtesës, një pjesë e historisë së treguar e detyruar nga një boshllëk i papritur që duhet të plotësohet.

Ismail Kadare, shkrimtari shqiptar, njihet më së miri si një kronist që ka fituar krahasime me George Orwellin dhe Milan Kunderan, duke shkruar përballë diktatorit të pamëshirshëm komunist Enver Hoxha, i cili drejtori Shqipërinë nga 1944 në 1985. Nga fillimi i viteve 1990, megjithëse Hoxha kishte vdekur, Kadare kishte nxitur mjaft inat brenda regjimit dhe do të duhej të largohej në Paris. Ai u kthye në vendin e tij pasi mori një telefonatë nga motrat e vëllezërit e tij që e informuan për sëmundjen e nënës, të cilën ai e quajti Kukulla. E tillë është premisa e romanit autobiografik të Kadaresë me të njëjtin titull, botuar fillimisht në shqip në 2015 dhe tani është përkthyer në anglisht nga John Hodgson.

Kjo nofkë (kukulla) përmban një informacion të madh në lidhje me nënën e narratorit, apo perceptimin e tij fëmijëror mbi të, brishtësinë e saj dhe çfarë do të “më godiste më vonë si ngjashmëria e saj me letrën”, shkruan ai. Ka një mister si Kabuki që rrëfyesi Ismail gjen të gdhendur në fytyrën e saj, “një naivitet i pashoq” dhe “adoleshencë e zgjatur”, të gjitha shenjat e një ekzistence të kufizuar që ai tani kupton se ishte mbyllur në vend kur ajo u martua 17 vjeçe dhe u zhvendos në shtëpinë shekullore të bashkëshortit të saj, për të banuar nën sundimin perandorak të vjehrrës së saj.

Disa nga pjesët e këndshme të “Kukullës” lindin nga emocioni i dukshëm i Kadaresë në rikthimin e tij në Gjirokastër, qytetin magjepsës të lindjes së tij dhe ringjalljen e viteve të saj të luftës, kur Kukulla ishte e re. Gjeografia politike në Evropë po vërshonte, por zakonet e jetës së nënës së tij ishin akoma aty dhe të gjalla. Lexuesi gjen intriga voajeristike në procesionin që e shoqëroi atë në vizitën e saj të parë post-martesore në shtëpinë e babait të saj dhe në lajmërimin e vjehrrës së saj se si një grua në një moshë të caktuar, ajo kurrë nuk do të dilte më nga shtëpia. Një presion përçarës mbi botëkuptimin e Kukullës vjen në formën e një kushërire që zgjodhi të heq dorë nga martesa për një karrierë në mjegullnajën politike gjithnjë e më të errët të Hoxhës.

Romani kthehet gjithashtu, pjesërisht në një ‘bildungsroman’ (shënim i redaksisë: një roman që merret me vitet formuese ose edukimin shpirtëror të një personi), ndërsa rrëfyesi përpiqet të ngacmojë se çfarë kishte të bënte me ndjeshmërinë e nënës së vet që lindi “dhuratën e shkrimtarit” brenda tij. Ismaili bëhet i bindur se “gjithçka që e kishte dëmtuar Kukullën në jetë u bë e dobishme për mua në artin tim” dhe se nëna tij e kishte dorëzuar lirinë në jetën e saj “për të më dhënë të gjithë lirinë e mundshme si një qenie njerëzore, në një botë ku liria ishte aq e rrallë dhe e vështirë për t’u gjetur”.

Lexuesit e njohur tashmë me shkrimet e Kadaresë, ka të ngjarë ta shohin këtë punë delikate si një përkujtim të dobishëm. Ata që nuk janë lexues të tij mund të luftojnë teksa teksti tenton të godasë, me një prirje feministe, megjithëse narratori është më pak i interesuar në politikë sesa të kalojë nga një vend në tjetrin, nga karakteri në karakter, duke imituar modelin e vetë kujtimeve teksa na çon gjatë ditëve të tij të universitetit në Moskë dhe prishjes së tij me zakonte e familjes. Por, ai refuzon të mbushë hapësirat në mes. Kadare e krahason projektin e tij me një poezi ruse për “nënën”, “mat” tre herë dhe herën e katër e lë të papërfunduar fjalën matmatmatma. Rrokja e fundit “-tma” do të thotë “errësirë”. “Një cikël i pafund i matmës, ‘errësira e nënës’”, shkruan Kadare, “në të cilën nëna dhe errësira mbeten përtej kuptimit”. /Diaspora Shqiptare/

Në trend Kultura

Më shumë
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
Piruni

Piruni

Daut Dauti
VDES NGADALË

VDES NGADALË

Poezi
IDIL I VDEKUR

IDIL I VDEKUR

Poezi
Sabahetja e Prishtinës

Sabahetja e Prishtinës

Kulture
Biznesi i filmave ... mbaroi!

Biznesi i filmave ... mbaroi!

Kulture
Kalo në kategori