LAJMI I FUNDIT:

Nën masa të rrepta të sigurisë, ish-presidenti kroat Stipe Mesiq viziton veriun e Mitrovicës

Nën masa të rrepta të sigurisë, ish-presidenti kroat Stipe Mesiq viziton veriun e Mitrovicës

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka vizituar paraditen e sotme veriun e Mitrovicës. Vizita e tij është bërë nën masa të rrepta të sigurisë.

Eskorta e tij për një çast ka ndaluar në qendër duke thënë se kishte ardhur për vizitë dhe se Jugu e Veriu janë një dhe po ndjehet shumë mirë.


I pyetur nga KosovaPress nëse po ndihej i sigurt për shkak të prezencës së shtuar të forcave policore, Mesiq tha se “edhe sikur të isha vetëm do të ndjehesha njëjtë shumë i sigurt”.

“E dini, unë jam kureshtar. Kam dashur të shoh si njërën ashtu edhe Mitrovicën tjetër. Në fakt bëhet fjalë për një Mitrovicë… Po shoh se gjithçka është në rregull dhe qetë… Unë do të isha i sigurt sikur të kisha ardhur edhe vetëm këtu”, ka thënë Mesiq.

Sipas tij, kontrolli i plotë i territorit nga ana e institucioneve të Kosovës do të varet nga marrëveshja e përgjithshme.

Mesiq theksoi se luftë nuk do të ketë më dhe njerëzit duhet të bashkëpunojnë mes vete, sepse vetëm kështu të gjithë do të jenë të kënaqur.

“Gjithçka varet nga marrëveshja. Lufta ka lënë pasojat e saj, duhet të gjithë ta kuptojnë se luftë nuk ka dhe nuk do të ketë, dhe njerëzit duhet të bashkëpunojnë sepse vetëm kështu të gjithë do të jenë të kënaqur”, tha ish-presidenti kroat Mesiq.

Mesiq gjatë ditës së djeshme është pritur edhe nga krerët më të lartë të shtetit si presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca si dhe kryeministri Kurti. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori